E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxh Ueah, ish-kampioni afrikan që synon presidencën

Xhorxh Ueah, ylli i zi i Afrikës, ash
tu siç e quajnë të gjithë, tani ka
një ëndërr: të bëhet President i
vendit të tij të dashur. Pas përpjekjeve
të dështuara për të qenë në krye
të vendit të vitin 2005, një nga futbollistët
më të mëdhenj afrikanë të të gjitha kohërave,
ka vendosur sërish t‘i kthehet
kësaj beteje. "Nuk kam ndërmend të
dorëzohem. Do të luftoj me të gjitha armët
e mia", tregon ai. Me një histori sa prekëse,
aq edhe të jashtëzakonshme, liberiani më
i njohur në botë është duke shfrytëzuar
famën e tij për të marrë atë që Ellen
Johnson-Sirleaf (Presidentja e Liberisë) i
mori rreth tre vjet më parë. Edhe pse në
vend gëzon mbështetjen e shumë
njerëzve, sidomos të rinjve dhe ishluftëtarëve,
shumë të tjerë janë pozicionuar
hapur kundër tij, duke e cilësuar
se nuk është njeriu i duhur për të drejtuar
vendin. "Si një politikan ai është shumë i
ri, madje mund ta konsideroja si bebe.
Liberia nuk ka nevojë për të", tregon një
analist vendas. Por historia e jetës së tij nga
barakat e Monrovias, te skuadrat më të
famshme në botë, përfaqësojnë shpresën
dhe aspiratat e mijëra të rinjve liberianë
që shohin dritë për të ardhmen, përveç
jetesës së vështirë dhe varfërisë ekstreme.
"Ueah ka jetuar kohë të vështira njëlloj si
ne. Ai i di mirë ato që na mungojnë", thotë
Emanuel Toe, një 29-vjeçar që ka luftuar
për rreth 14 vjet në luftën civile që përfundoi
në vitin 2003. Por një nga pengesat
kryesore që e çuan atë drejt dështimit në
zgjedhjet e tri viteve më parë ishte edhe
edukimi. Shumë e akuzuan si injorant,
analfabet dhe pa edukimin e duhur për
të çuar një vend përpara. "E dimë që nuk
është i shkolluar, por këta me shkollë nuk
kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vjedhur sa
kanë mundur", tregon një grua, e cila e
mbështet plotësisht ish-sulmuesin e jashtëzakonshëm
në sfidën e tij të dytë. Është
kjo edhe arsyeja se përse Xhorxh Ueah
ka vendosur tani t‘u kthehet studimeve.
Në moshën 41-vjeçare, me një top të artë
në vitrinën e shtëpisë dhe titullin e ambasadorit
të Unicef-it, ai është regjistruar
në universitet, në Florida. Tani jeton në
Fort Lauderdale, me pamje mbi Atlantik.
Është përqendruar tërësisht në administrimin
publik dhe historinë e Afrikës.
Lëndët që ka zgjedhur mendon se do t‘i
shërbejnë për kandidaturën e Presidentit
të Liberisë, vend ku njerëzit jetojnë me
tre dollarë në ditë mesatarisht deri në 47
vjeç. Futbollisti më i mirë i Afrikës, ashtu
siç e ka shprehur, është i bindur se kur të
nisë fushata tjetër elektorale për zgjedhjet
presidenciale, askush nuk do të guxojë
të thotë: "Ueah është një burrë injorant".
Ueah, për shkak të varfërisë, nuk ka shkuar
kurrë në shkollë. Kur shokët e tij mësonin
në bankat e shkollës, ai shiste kokoshka
dhe karamele përgjatë rrugëve të
Clara Town, ndërsa jetonte në një barake
afër Portit të Monrovias. Nëna Ema,
përveç tij, duhej të rriste 12 motra dhe
vëllezër. Babai i kishte vdekur në moshë
të re, ndërsa e ëma i kishte braktisur. "Sigurisht
që e ardhmja ime tani është politika.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale, në
vitin 2005, dola i pari si në raundin e parë,
ashtu edhe kur u zhvillua balotazhi, por kjo
gjë nuk u pranua kurrë. Kam parë me sytë
e mi fletë votimi të falsifikuara, por heshta
së foluri për manipulim kur kuptova se do
të kisha shpërthyer luftën e tretë civile",
tregon tani Xhorxh. Ueah, që në fillim nuk
e njohu fitoren e Ellen Johnson-Sirleaf, vendosi
ta "kapërcente" këtë fitore, por refuzoi
një vend në qeveri. "Unë mund të jem
vetëm President. Nëse votimet e tjera do
të jenë të rregullta, do të jem unë kreu i
shtetit të Liberisë me partinë time, Kongresi
për ndryshimin demokratik", tregon. Edhe
pse e kanë akuzuar se bën politikë me recetë
staliniste, ai tregon: "Jam i pasur, kështu
që nuk më duhet të vjedh. Kam qenë i
varfër, kështu që e di se për çfarë ka nevojë
populli im. Ujë, drita, spitale, shkolla dhe
punë. Ky është programi im. Nuk mund të
lihet e ardhmja vetëm në duart e tregut".
Statistikat e një vendi që ka resurse
natyrale, ar dhe diamante, ngelen tragjike,
por që nga vitit 2005, me fundin e luftës
civile, GDP ka nisur të rritet me një ritëm
prej 8 për qind në vit. "Çdo ditë në Liberi
vdesin 340 fëmijë nga uria dhe sëmundjet
e ndryshme", tregon. Edhe kësaj herë
kundërshtarja do të jetë sërish Ellen
Johnson-Sirleaf, gruaja e zezë, që në të
kaluarën mbështeste diktatorin gjakatar,
Çarls Tejlor, një ish-ushtarak analfabet, i cili
sot është nën proces gjyqësor për krime
kundër njerëzimit. Por Ueah do të mbështetet
edhe te historia e tij e trishtë, për të
treguar se është i barabartë me të tjerët.
Pasi u largua nga futbolli, në vitin 2002, pas
tre kampionateve të fituara në Milano e
Paris, dy vjet më vonë hodhi kandidaturën
e tij për zgjedhjet presidenciale. Ish-ylli i
Milanit kishte arritur të fitonte kredibilitetin
politik duke u kërkuar antiqeveritarëve
që të ulnin armët në këmbim të topave. I
kishte dërguar popullit të tij thasë me oriz
dhe u kishte paguar disa bursa studimi. Por
diktatori Taylor, për shkak të famës dhe
njerëzve që po tërhiqte pas vetes, urdhëroi
njerëz që të vidhnin dhe digjnin vilën e tij.
"Gruaja ime njohu tavolinën tonë të sallonit
në një mbledhje qeverie, ndërsa makinën
time e ngiste sekretari i Tejlorit", tregon
Ueah. Megjithatë, "The Ambassador" nuk
ka dashur kurrë që të sfidojë diktatorin. Në
vitin 2000 i telefonoi Taylorit për të liruar
katër gazetarë anglezë të arrestuar në Monvoria,
gjë që ia kishte kërkuar Toni Bleir. Sot
në Liberi Ueah ka një stacion televiziv, dy
radio dhe një skuadër futbolli. "Dëshiroj të
transmetoj lajme dhe ndeshje falas për
popullin tim", vazhdon. Televizioni "Kler
tv" i është dedikuar gruas me origjinë
xhamajkane, që punon në SHBA. Kler
punon në bankë në Manhatan, ndërsa
Liberia e frikëson. "Gjatë zgjedhjeve të vitit
2005, në Monrovia qarkullonin njerëz që
mbanin tabela ku shkruhej ‘Kill Ueah‘, dhe
nga ky veprim ajo është trembur mjaft",
thotë Xhorxh. Në kryeqytetin e vendit,
"Mbreti Xhorxh", ashtu siç e thërrasin, ka
themeluar edhe shkollën "Give", shkollë
publike falas, ku mund të mësosh zanate
të ndryshme. "Unë tani kam fituar dhe
kursyer goxha lekë mënjanë. Përse të mos
i ndihmoj ata që kanë më shumë nevojë se
unë? Ai thotë se frymëzohet nga Nelson
Mandela dhe pëlqen Presidentin John Kufour,
që në Ganën fqinje po ndihmon në
z h -
v i l -
limin e vendit, por edhe në mirëqenien
e tij. Në këto javë në SHBA po organizojnë
një film mbi historinë e jashtëzakonshme
dhe të vështirë të Xhorxh
Ueasë, ikonës ideale afrikane. "Jeta kështu
është. Kam bërë një karrierë të madhe,
kam qenë një kapiten i madh dhe një njeri
i jashtëzakonshëm për vendin tim. Tani
dua ta shpëtoj", përfundon ish-ylli afrikan.
Ylli i zi i Afrikës
Ueah lindi dhe u rrit në lagjen e varfër
me baraka të Clara ton, në Monrovi, dhe
është pjesëtar i grupit etnik "Kru" të
Liberisë juglindore, një nga zonat më të
varfra të vendit. I ati i vdiq që në moshë të
re, ndërsa e ëma i braktisi. 12 vëllezër dhe
motra u rritën nga gjyshja në një varfëri
ekstreme. Ueah nisi të luajë futboll në
vend në "Invincible Eleven", para se të
kalonte te "Tonnerre Yaoundé", në Kamerun.
Në vitin 1988, pasi kishte rënë në
sy për talentin e tij, Arsen Venger, trajneri
i Monakos në atë kohë, vendosi ta marrë
në skuadër. Pasi u transferua në Evropë,
arriti të fitonte me Monakon Kupën e
kujtoh
e t
ende nga
ultrasit e
Milanit si
n j ë njeri i dashur
dhe i veçantë. "Xhorxh arrinte
ta zhbllokonte rezultatin
e një ndeshjeje falë
këmbëve prej luani,
shpejtësisë së jashtëzakonshme
dhe fuqisë fizike.
Altruist, i fuqishëm,
i shpejtë, i fortë në gjuajtjet
me kokë dhe plot
fantazi, Ueah mishëronte
gjithë karakteristikat e
një qendërsulmuesi
model", tregon sot Adriano
Galiani, administrator
i deleguar i Milanit.
Liberiani kaloi aty pesë
vite të mrekullueshme
(1995-2000) dhe do të kujtohet
nga të gjithë si ylli i zi i Afrikës,
si idhulli i kuqezinjve.
Vendi më i keq në
botë për të jetuar
Prej kohësh i lidhur
ngushtë me vendin e
origjinës së tij, Ueah
i ka dhuruar gjithmonë
Liberisë
një pjesë të mirë
të fitimeve të
tij, duke ndihmuar
personat
e
varfër të
kombit, aq sa për nder të tij në sheshin
kryesor të qytetit është ndërtuar një
statujë. Por, edhe pse po përpiqet me
mish e me shpirt për vendin, të gjithë e
dinë se Liberia është një nga vendet më
të këqija në botë për të jetuar. Ueah është
nga të paktët liberianë që për shkak të
karrierës së ndritur në Evropë i ka fituar
paratë në rrugë të ndershme dhe e ka
ndihmuar vendin e tij aq sa ka mundur.
Karriera e tij futbollistike përkoi ekzaktësisht
me vitet më të këqija në Liberi,
pushtimin dhe luftën civile, nga viti 1989
deri në 2003-shin. "Në këtë kohë, rreth
250000 mijë, nga tre milionë banorët e
Liberisë, u vranë, përfshi edhe vëllain
tim, Bobi. Gazetat shkruanin se në vend
edhe ndeshjet e futbollit luheshin me
kafka njerëzish. Në vitin 2003, organizmat
e ndryshme ndërkombëtare e cilësuan
Liberinë si vendin më të keq në botë
për të jetuar, ku njerëzit nuk jetonin më
shumë se 41 vjeç, aq sa jam unë sot", tregon
Xhorxh, duke buzëqeshur. Për këtë
arsye ndoshta Ueah është ai që u kujton
vazhdimisht ndërkombëtareve se
Liberia mund të jetë një burim krenarie,
jo turpi.
Jeta private
Edhe pse ka nënshtetësinë franceze,
Ueah preferon të jetojë mes vendit të tij
dhe Nju Jorkut, vendit të bashkëshortes
së tij. Xhorxh është i martuar me Clar
Ueah, amerikane me rrënjë xhamajkane,
me të cilën ka tre fëmijë; Gorxh Jr., Marta
dhe Timoti George. "George Junior do të
ndjekë rrugën e babit. Ai do të bëhet një
futbollist i madh. Ka luajtur te sektori i të
rinjve te Milani, deri në vitin 2006".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›