Kajro, qyteti i mbytur nga zhurmat
Banorët e kryeqytetit egjiptian thonë se është gjithnjë e vështirë të të dëgjohet zëri nëpër rrugët e tij dhe nuk e kanë fjalën te politika.
Ajo që duan të thonë, ose për të cilën duan të bërtasin, është zhurma. Një buçimë e pandërprerë e shoqëron gjatë gjithë orëve të ditës qytetin, ku numërohen 18 milionë banorë e miliona shoferë që nuk e heqin dorën nga boria e makinës.
"Sa herë u flas njerëzve më thonë: ‘Përse bërtet?‘, tregon 56-vjeçari Abdul Hamid, një berber që punon në një ambient të vogël me dy karrige, në pjesën veriore të qytetit.
Është ora katër pasdreke dhe gjendemi në "Rhode al Farag", lagje tipike e Kajros, ku vëren njerëz, dyqane, makina, kamionë, autobusë e gjithçka tjetër. Nga dyqani i tij, panorama e zërave zbulon një kor njerëzish teksa rreken të jetojnë në një qytet dhe në një shtet ku shumë shpesh ndihen të padukshëm.
Zhurma - e padurueshme, e pandalshme, shurdhuese - është një ndër elementët më të dukshëm të një Egjipti të tensionuar, në një kohë kur inflacioni dhe rrogat e ulëta kanë vënë në dyshim mbijetesën e banorëve, duke i shtyrë në protesta e greva të shumta. Nuk e kemi fjala tek ajo zhurma tipike e metropoleve të mëdha, por tek ajo lloj zhurme që sipas shkencëtarëve vendas është e njëjtë me atë që ndihet brenda një fabrike.
"Nuk është aq e fortë sa për të të luajtur mendsh, por është tmerrësisht lodhëse", thotë Esam Muhamed Huseini, teksa ulet në një karrige plastike jashtë dyqanit të mishit, të cilin familja e tij e zotëron që prej 50 vjetësh. Teksa thotë këto fjalë, bërtet për shkak të zhurmës, megjithëse vetë as që e vëren këtë.
"Nuk e dimë si do kalojë kjo gjë", shton. "Pyes veten a ka ndonjë zgjidhje".
Gjendja këtu nuk i ngjan as asaj të Nju Jorkut, as të Londrës, madje as atmosferës së Teheranit, një tjetër kryeqytet ku gëlojnë makinat në Lindjen e Mesme. Shkencëtarët vendas të Qendrës Kombëtare të studimeve e konsiderojnë zhurmën aq të fortë, sa është njëlloj si të kalosh të gjitha orët e ditës me një makinë kositëse elektrike, e cila qëndron shumë pranë kokës tënde, kudo që ti shkon. Kanë shpenzuar pesë vjet në studimin e nivelit të zhurmave nëpër rrugët e qytetit dhe konkluduan në një raport të lëshuar gjatë këtij viti se zhurma mesatare nga ora shtatë e mëngjesit e deri më dhjetë të mbrëmjes është 85 decibelë, paksa më e madhe se ajo që krijon një tren mallrash rreth dhjetë metra larg veshit të njeriut. Mustafa El Sajidi është një prej inxhinierëve të përfshirë në realizimin e studimit dhe konfirmon këto të dhëna.
Por duhet vënë re se niveli prej 85 decibelësh, megjithëse "krejt i papranueshëm", është veç mesatarja ditore për të gjithë qytetin. Në zona të caktuara situata është edhe më keq, tregon inxhinieri. Në sheshin "Tahir" apo "Ramsis", apo në segmentin rrugor që të shpie te piramidat, ndodh shumë shpesh që zhurmat të arrijnë nivelin prej 95 decibelësh, situatë që mund të krahasohet me të gjendurin pranë një çekiçi pneumatik.
"Pjesa dërrmuese e Kajros gjendet nën nivele të papranueshme zhurmash, duke nisur nga ora shtatë e mëngjesit e deri më dhjetë të mbrëmjes", rrëfen Mustafa El Sajidi.
Për të krijuar një ide mbi nivelin e zhurmës po tregojmë se toni i zërit gjatë një bisede luhatet nga 45 në 60 decibelë, një sharrë elektrike shkakton zhurmë prej 100 decibelësh, ndërsa e shtëna e armës prek 140 decibelët. Duke qenë se shkalla e decibelëve është logaritmike, çdo dhjetë decibelë intensitet rritet me dhjetë herë.
Zhurma e niveleve të shënuara në Kajro i shkakton dëme jo të pakta trupit të njeriut. Mund të shkaktojë rritjen e tensionit të gjakut, si dhe shqetësime të tjera fizike që kanë lidhje me stresin. Mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, sidomos lidhur me pagjumësinë, gjë që i bën njerëzit tepër nervozë. "Banorët kanë nevojë të kenë mundësi të flenë siç duhet, të mendojnë me qartësi dhe qetësi", thotë Dr. Nagat Amer, fizikan dhe studiues në Qendrën Kombëtare të Studimeve.
Por qetësia është diçka që gjendet me shumë vështirësi, sidomos në zona me dendësi të lartë banorësh, si "Rhode al Farag", ku rrugët e ruajnë gjallërinë gjatë 24 orëve të ditës e ku njerëzit nuk reshtin për një çast së punuari. Gjatë gjashtë javëve të fundit, 11 vetë janë vrarë gjatë zënkave në radhët që krijohen para dyqaneve të bukës, ku ky produkt shitet me çmim më të ulët se ai i zakonshmi.
Zhurma nuk citohet kurrë nëpër raportet zyrtare si një ndër shkaktaret e shpërthimeve të dhunshme, ndërkohë që është një armik i padukshëm që i shumëfishon shqetësimet dhe streset e jetës së përditshme, ndërkohë që vetë banorët janë më se të vetëdijshëm për rolin e saj.
"Zhurma më cyt nervat mua dhe e di shumë mirë që ua cyt edhe të tjerëve", thotë Abdel Khalek, shofer i një taksie të lyer bardhezi, teksa heq një çast dorën nga buria, të cilës i bie për t‘u tërhequr vëmendjen pasagjerëve.
"Përse i bie kaq shumë borisë", e pyes.
"Epo, të të tregoj ty që ndodhem këtu", sqaron. "Në këtë vend as që ekziston fjala logjikë".
Pas kësaj ndez makinën dhe largohet, duke i rënë pandërprerë borisë.
Shkencëtarët e Qendrës Kombëtare të Studimeve sqarojnë se, në përgjithësi, zhurma është simptomë e një qyteti të dalë jashtë kontrollit, i banuar nga shumë më tepër njerëz nga kapaciteti fillestar. Shkaktarët kryesorë të buçimës së pandërprerë janë dy milionë makinat dhe shoferët që i bllokojnë çdo ditë rrugët e qytetit.
Nga ana tjetër, egjiptianëve u pëlqen jeta mes zhurmave të forta, duke parapëlqyer komunitetin në vend të jetës së rezervuar. I vajtojnë vdekjet e i festojnë martesat me doza shumë të forta zhurme. Mezinët njoftojnë se ka ardhur ora e faljes përmes altoparlantëve të mëdhenj të vendosur nëpër minaret e xhamive, të cilët në qytet numërohen me mijëra. Problemi tani është se ka shumë më tepër njerëz, se ka shumë më tepër makina, shumë më tepër konkurrencë tregtare, më shumë vështirësi për të gjetur një vend parkimi rrugëve. Dhe me gjithë këto "shumë më tepër", të gjithë e vrasin shumë më pak mendjen për njeriun që banon në portën përkrah, thonë analistët për problemet sociale.
"Na pëlqen të jetojmë të rrethuar nga shumë njerëz të tjerë. Nuk para e kemi qejf jetën e rezervuar", thotë Ahmed El-Kholei, profesor planifikimi urban në Universitetin Monufija. "Kjo në vetvete nuk është aspak diçka e keqe, por shprehet në mënyrë shumë të gabuar. Kohë më parë, kur ndonjë familjeje i vdiste ndonjë prej të dashurve, fqinjët shtynin martesat apo festat e tjera në shenjë respekti. Sot, falë altoparlantëve që nuk mungojnë në asnjë rast, i dëgjon si ceremonitë e varrimit, ashtu edhe dasmat në të njëjtën kohë".
Dhe në fakt, si të ishte ndonjë rregull, egjiptianët nuk qahen nga zhurma.
"Çfarë zhurme?", pyet Madbuli Omran, i cili shet në një kioskë në rrugën "Rhode al Farag" që nga viti 1970. Ndërkaq kalon një kamion i madh. Një furgon i bie borisë. Taksistët aty afër nuk i heqin duart nga boritë.
Mustafa Abdel Alim, i cili punon pranë kioskës së Omranit, thotë: "Nuk është se më pëlqen zhurma, por nuk kam asgjë në dorë për ta ndaluar. Është aty dhe kaq". Pas këtyre fjalëve, i kthehet radios, duke i ngritur zërin në kupë të qiellit, pasi po transmetohet kënga e vet e preferuar.
Në një qytet ku 40 për qind e popullsisë mbijeton me rreth dy dollarë në ditë, njerëzit e dinë mirë ç‘luftë lipset për të ushqyer familjen. Në "Rhode al Farag", mekanikët i riparojnë makinat në rrugë, kasapët e shesin mishin në rrugë, radiot e televizorët ngrihen në kupë të qiellit. Të moshuarit ulen nëpër qoshet e rrugëve për të rrufitur filxhanët e çajit, duke iu bashkangjitur gjithë kësaj kakofonie.
As kur kalojnë përpara dyqanit të Mahmud Faimit, njerëzit nuk qahen, madje nuk e bëjnë këtë as ata që i kanë dyqanet pranë. Mahmudi shet altoparlantë të madhësive të ndryshme, që përdoren nëpër koncerte të mëdha, të cilët i ka ekspozuar në rrugë. Sigurisht që disa i ndez dhe i ofron gjithë lagjes muzikë gratis. "Le ta hajë edhe ai një copë bukë", thotë 45-vjeçari Atef Aliu, pronari i dyqanit të bukës ngjitur me të. Përdor këtë frazë arabike për të shpjeguar përse nuk qahet nga fqinji, edhe pse atij vetë nuk para i pëlqen.
Me pak fjalë, të gjithë çirren e ngrenë supet kur vjen fjala për të shpjeguar motivin. Çirren për t‘u dëgjuar nga të tjerët dhe mbledhin supet e thonë se nuk kanë ç‘bëjnë tjetër, veç t‘u bashkëngjiten borive, goditjeve, thirrjeve apo gjithçkaje tjetër që duhet për të siguruar jetesën ditë pas dite. Thonë se zhurma është njëherësh shkak dhe pasojë.
"E tillë është jeta", thotë 23-vjeçari Muhamed Ahmedi, i cili e siguron jetesën duke shpërndarë derë më derë bombola gazi. Mban njëherësh katër të tilla mbi një motor të vjetër. Me një dorë mban timonin, ndërsa me tjetrën godet një prej bombolave, në mënyrë që banorët e lagjes të dëgjojnë se ka mbërritur. "Të fitosh para do të thotë të veprosh kështu", sqaron. "Ǒmund të bëj tjetër? Kështu janë gjërat".