Bashkimi Europian paralajmëron Greqinë për defiçitin e lartë
Autoritetet evropiane e paralajmëruan seriozisht dje në mbrëmje Greqinë lidhur me besueshmërinë e statistikave të saj të defiçitit, të rishikuara së fundmi nga qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e parakohshme legjislative të 4 tetorit. "Kam mbetur mjaft i habitur nga diferenca e madhe mes shifrave të mëparshme dhe atyre të reja, shprehu keqardhjen kryetari i Eurogrupit, forumi i ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker, në një konferencë shtypi në Luksemburg. Ai u shpreh pas një mbledhjeje të këtij forumi në Luksemburg.
"Jam shumë i shqetësuar për diferencën e madhe në statistikat" që i janë dërguar Zyrës evropiane të statistikave Eurostat, theksoi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Joaquin Almunia.
Në fillim të vitit 2009, qeveria e mëparshme konservatore greke parashikonte një defiçit prej 3,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Më tej ai u rrit në 6 për qind.
Por, guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopulos, është shprehur kohët e fundit se për nëntë muajt e parë të vitit, "defiçiti ishte 10 për qind dhe rrezikonte të rritej në 12 për qind deri në fund të vitit 2009". Edhe vetë qeveria e re flet për një defiçit të mundshëm prej 13 për qind.
Sipas programit të qeverisë, Greqia kërkon të negociojë me BE-në "lidhur me një afat prej tre vjetësh" për të rivendosur defiçitin në kufijtë e Paktit Evropian të Stabilitetit, që nënkupton një defiçit maksimal prej 3 për qind.
BE-ja ka filluar këtë vit një procedurë për defiçit shumë të lartë kundër këtij vendi, financat publike të të cilit janë dëmtuar rëndë muajt e fundit nga kriza ekonomike.