"New York Times" shkurton 100 vende pune

Kriza ekonomike globale ka prekur edhe njërën prej gazetave më të mëdha në SHBA. Gazeta amerikane "New York Times" shpalli pushimin nga puna të 100 punonjësve të saj. Sipas krerëve të korporatës "Times Co.", ditën e sotme do të fillojnë negociatat me të punësuarit në redaksinë e gazetës. Të gjithë gazetarëve, vendet e punës e të cilëve do të reduktohen, do t'u propozohet që të japin dorëheqjen personalisht si zëvendësim për kompensimin financiar.
"Nëse ky propozim nuk pranohet, atëherë do të jemi të detyruar të marrin vendimin për pushim nga puna", deklaroi drejtori ekzekutiv i korporatës Bil Keler.
Gazeta "New York Times" ka njoftuar se do të reduktojë tetë për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në redaksinë e gazetarëve.