De Niro kryeson jurinë në Cannes
Jude Law, Uma Thurman dhe Olivier Assayas janë pjesë e tetë anëtarëve të jurisë së Festivalit të 64 të Festivalit Filmik në Cannes, që do të kryesohet nga aktori amerikan, Robert De Niro.
Ndryshe, Robert de Niro (67) ka qenë pjesë e disa prej kryeveprave të kinematografisë amerikane të dekadave të fundit, që nga "Udhëtim në fund të ferrit", i Michael Cimino (1978), përmes "Kumbara, pjesa 2" (1974), i Francis Ford Coppola, e deri te "Heat", i Michael Mann (1995).
Karriera e tij lidhet ngushtë me atë të Martin Scorsese’s, i cili ka drejtuar tetë filma të de Niro’s, në mesin e të cilëve "Mean Streets" (1973), "Taxi Driver" (Palma e Artë 1976) dhe "Raging Bull" (çmimi Oscar si aktorin më të mirë, 1980).
De Niro, që u sprovua edhe si regjisor ("Na ishte njëherë në Bronx" dhe "Arsye shtetërore"), është amerikani i tretë që kryeson jurinë e Festivalit të cannes, Tim Burton (në vitin 2010) dhe Sean Penn (në vitin 2008).