Martin Parr…dhe një histori shqiptare
Për herë të parë fotografi i agjencisë Magnum Photo erdhi në Tiranë në vitin 1990. Në vitin 1990 në kulturën tonë dhe padyshim natyra e vërtetë e vetë kulturës bashkëkohore. Ekspozita e Parr-it është konceptuar e ndarë në tre cikle: “Albania / Shqipëria 1990”, “Common Sense 1995/1998” realizoi ciklin e parë me fotografi nga Shqipëria, me titullin e thjeshtë “Albania 1990”. Ekspozita e parë personale që Martin Parr organizon në Tiranë do të çelet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, kur për herë të parë imazhet nga cikli “Albania / Shqipëria 1990” ekspozohen për publikun shqiptar. Martin Parr është një nga figurat më të rëndësishme të fotografisë bashkëkohore. Ai është një fotograf origjinal që e eksploron fotografinë që nga themeli e deri në lartësitë e skajshme të saj. Praktika e Parr-it mbështetet mbi kalimin nga një botë fotografike te tjetra, duke trajtuar në mënyrë instinktive çështje si: roli i fotografit, statusi i imazhit fotografik dhe “Small World / Botë e Vogël 1989/2007”
Vizita e parë në Shqipëri si turist
Martin Parr erdhi në Shqipëri në vitin 1990, me udhëtimin e parë turistik që u organizua në Tiranë pas rënies së murit të Berlinit. Ky udhëtim ishte një turne arkitekture dhe nga 14 pjesëmarrës, 12 rezultuan se ishin gazetarë me mision të posaçëm. Duke patur statusin “turist”, Parr mund të bridhte lirisht herët në mëngjes, ose kur kishte një sasi të kufizuar kohe të lirë. Edhe pse jo shumë të largëta në kohë, këto imazhe përshkruajnë një botë të ndryshme nga Shqipëria që njohim sot. Fotot e Shqipërisë së 1990-s flasin më shumë sesa fjalët, të cilat në këtë rast do e meritonin etiketimin “të tepërta”.
…dhe dy ciklet e tjera
Martin Parr dhe projektet e tij fotografike janë konsideruar gjithmonë si një kritikë ndaj shoqërisë moderne, konsumit, dhe turizmit. Në ciklin e dytë dhe të tretë imazhet e tij përshkohen pikërisht nga ky vështrim kritik ndaj këtyre fenomeneve globale. Në ciklin “Common Sense 1995/1998” ai sjell një seri imazhesh të fokusuara mbi detajet, me ngjyra tejet të ndezura, të botës moderne perëndimore. Nga plane të para të ushqimit fastfood, e deri te stolitë e grave, ky është një indeks i mbetjeve dhe hedhurinave të botës bashkëkohore.
Edhe në ciklin e tretë me titullin ‘Botë e vogël’ fotografitë e realizuara nga viti 1989 deri më 2007-ën janë në vetvete një studim i tij i vazhdueshëm mbi turizmin global. Martin Parr tregon sesi imazhi i një vendpushimi të famshëm është shpesh në kontradiktë me realitetin. Duke qenë se turizmi është industria më e madhe në botë, Parr tregon se çfarë bote surreale kjo industri ka krijuar, shpesh e mbytur me vizitorë, duke i kthyer këto vende turistike në viktima të suksesit të tyre.
Kush është Martin Parr?
Martin Parr është lindur në Epsom, Surrey, Angli, në vitin 1952. Dëshirës së tij gjithmonë në rritje për fotografinë i dha krahë që kur ishte djalë gjyshi i tij George Parr, edhe vetë një fotograf amator i mprehtë. Martin Parr studioi për fotografi në Politeknikun e Manchesterit nga 1970 deri më 1973. Që nga ajo kohë, ai është marrë me projekte të shumta fotografike. Parr ka fituar një reputacion ndërkombëtar për imazhet e tij novatore, qasjen e tij të veçantë në fushën e dokumentimit social, dhe kontributin e tij për kulturën fotografike në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj.
Meditimi i Martin Parr-it para një telefoni publik
“Kjo foto është marrë një javë më parë në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Unë nuk e kisha vizituar Tiranën që nga vitit 1990, dhe kurrë nuk kam parë të ndryshojë kaq dramatikisht një qytet në 11 vjet. Virtualisht një panoramë e panjohur - kafe e re përgjatë rrugës, makina gjithandej, dyqane të stilit perëndimor dhe një sistem modern telekomunikacioni. Por shumë shqiptarë ende nuk mund ta përballojnë këtë luks, gjithsesi janë disa njerëz në rrugë që japin me qira telefonin e tyre privat. Një ndryshim i vogël për ata që mund të përfitojnë për të bërë një telefonatë me çmim më të ulët sesa çmimi që ofrohet në kabinat telefonike. Ky telefon privat është vendosur në një tavolinë në mes të diçkaje që dukej si gji hedhurinash me shumë prej mbetjeve anash saj të hequra” - shkruan Martin Parr në një foto të tij realizuar në vitin 2000 në Tiranë.