E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Zgjohu rezulton te jete organizate fantazme

OJQ-ja e cila aktualisht drejtohet nga djaloshi Zirkon Disha nuk figuron e regjistruar ne Gjykaten e Tiranes

Zyra e Regjistrimit te OJF-ve Nuk figuron qe organizata Zgjohu te jete regjistruar ndonjehere prane kesaj zyre

TIRAN - Levizja Zgjohu e cila kohet e fundit po shpenzon miliona leke per te bere reklama televizive ne mediat vizive me te medha shqiptare rezulton te jete nje fantazme. Kjo organizate joqeveritare e cila aktualisht drejtohet nga nje djale i ri i quajtur Zirkon Disha nuk figuron e regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne nje shkrese zyrtare te dates 11.10.2010 me numer protokolli 4255/1 e cila disponohet nga gazeta Shekulli thuhet se kjo organizate fitimprurese nuk eshte e regjistruar. Kjo shkrese zyrtare eshte firmosur nga kancelari i zyres se regjistrimit te organizates jofitimprurerese. Nga verifikimet e bera ne regjistrat e Zyres se Regjistrimit te OJF-ve momentalisht nuk figuron qe Organizata Jofitimprurerese Zgjohu te jete e regjistruar prane kesaj zyre - thuhet ne pergjigjen e derguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me 11 tetor 2010.
Megjithese kjo organizate ka ushtruar prej vitesh aktivitetin e saj madje duke sponsorizuar edhe reklama apo aktivitete te ndryshme me karakter politik kjo levizje ushtron veprimtarine e saj jo ne perputhje me legjislacionin perkates. Spotet publicitare dhe aktivitetet e saj te cilat kapin vleren e disa milionave leke nuk jane transparente se nga vijne. Levizja Zgjohu eshte protagoniste e shume spoteve dhe aktiviteteve te cilat ne thelb kane te bejne me kundershtimin e politikes se ndjekur nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Mjafton te kujtojme spotin e publikuar pas demonstrates se 21 janarit i cili i drejtohet kreut te opozites me pyetjen se Ku e dinit se do te kishte te vdekur nje dite para demonstrates. Se fundmi kjo organizate joqeveritare ka financuar spote publicitare ne lidhje me ndotjen e kryeqytet dhe ne pamje shfaqet dhe fotoja e kryetarit aktual te Bashkise se Tiranes.
Burimet e financimit te nje OJF-je sipas ligjit shqiptar ne fuqi jane te ardhurat nga kuotizacioni kur ka te tilla fonde grante dhe donacionet e ofruara nga subjektet private dhe publike si dhe te ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasurite ne pronesi te OJF-se. Ky lloj administrimi financiar lejon perdorimin e te ardhurave vetem per permbushjen e qellimit dhe objektit te veprimtarise per te cilen ajo eshte themeluar si dhe per mirembajtje te pasurise se OJF-se. Ne ligjin numer 8789 date 7.5.2001 Per regjistrimin e organizatave jofitimprurese ne nenin 12 te saj thuhet se cdo organizate jofitimprurese regjistrohet me nje numer te vecante regjistrimi qe permban nje a me shume skeda ne Regjister.
Por organizata Zgjohu nuk eshte e regjistruar deri me date 11.10.2010 ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane e kjo do te thote se veprimtaria e kryer prej saj nuk eshte e regjistruar dhe si e tille i gjithe aktiviteti perpara ketyre viteve nuk mund te verifikohet apo ti nenshtrohet transparences.

Gazeta Shekulli disponon nje kontrate te nenshkruar midis kryetarit te Levizjes Zgjohu dhe nje televizioni privat per transmetimin e reklamave



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›