Për të shpëtuar vogëlushin 14 muajsh duhen edhe 7 mijë euro deri në fund të javës

Bebja 14-muajshe, Alketi
Shoqata Patronesse informon se deri tani janë mbledhur 13 mijë euro për Alketin, foshnjën që gjendet aktualisht në jetimoren e Tiranës dhe që do të operohet në Itali për shkak se vuan nga një defekt në zemër.
Tani i ngelet edhe një javë kohe vogëlushit për të mbledhur shumën e kërkuar prej 20 mijë euro, për tiu nënshtruar një operacioni që do ti shpëtojë jetën.
Fëmija 14 muajsh, është fryt i një përdhunimi, i lindur më një defekt në zemër. Jeta e këtij vogëlushi flokëverdhë duket si e destinuar të ketë një rrjedhë negative, një rrjedhë që tani shoqata Patronesse, e cila vepron pranë spitalit Salesi të Ancona, duket se ka vendosur ti ndryshojë drejtimin. Operacioni është marrë përsipër nga specialistët e repartit të kardiokirurgjisë së spitalit rajonal Torrette.
Përfaqësuese të shoqatës Patronesse kanë shpresë se brenda javës shuma e nevojshme për kurimin e Alketit do të arrihet të mblidhet. Ndërkaq në Shqipëri po punohet për mbledhjen e dokumenteve të nevojshme dhe nxjerrjen e pasaportës për vogëlushin.
Deri tani, në llogarinë e hapur për mbledhjen e fondeve për Alketin janë derdhur 13 mijë euro. Na e thotë Milena Fiore, kryetare e shoqatës Patronesse që prej gjashtë ditësh ka nisur një fushatë për sigurimin e shumës prej 20 mijë eurosh, të nevojshme për kurimin dhe qëndrimin në Itali të vogëlushit jetim që duhet operuar në zemër.
Ndërkaq, e bindur që brenda kësaj jave do të arrihet shuma e nevojshme, shoqata po organizon konkretisht shtrimin e tij në spital që me me siguri do të ndodhë javën e ardhshme. Nga ana tjetër, në Shqipëri po punohet për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme për udhëtimin jashtë shtetit të vogëlushit dhe të një shoqërueseje.
Kontributi mund të jepet në llogarinë bankare pranë Unicredit Ancona me këto koordinata: “Associazione Patronesse”- causale del versamento: “Dedicato a Alket” – IBAN IT17G0200802619000102099102
/E.L/