Rama: Ekonomia do të mbështetet mbi inovacionin

Kreu i kësaj partie, Edi Rama, tha se programi i ri “Për një rilindje shqiptare” parashikon që ekonomia të mbështetet gjerësisht mbi inovacionin dhe kërkimin shkencor, duke nënvizuar se numri i bizneseve që preferojnë të jenë të aksesueshëm në rrugët e teknologjisë së re është i shumë i kufizuar, ndërsa përdorimi i kësaj teknologjie nga ana tyre është tejet modest.
"Për ne është më rëndësi themelore të bëjmë disa hapa të rëndësishëm për një rrugë, e cila është e hapur, sepse është një përpjekje për të adresuar temën e inovacionit, edhe pse kjo mbetet një përpjekje që ende nuk ka afektuar mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar, të shërbimeve publike dhe mënyrën e raportimit mes individëve dhe shtetit ku jetojmë", tha Rama.
Ai shtoi se inovacioni duhet të përdoret së pari për të kapërcyer hendekun midis sipërmarrjes në raport me aksesin në rrugën e konkurrencës dhe në shërbimet që sipërmarrja duhet të marrë. "Janë shpenzuar jo pak para të familjes evropiane në adresë të Shqipërisë, por edhe para të taksapaguesve shqiptarë. Para ca vitesh u krye një regjistrim ortografik i Shqipërisë dhe sot shohim mospërputhje në shumë fusha dhe nisma të tjera pasi nuk kemi një inventar të të gjitha këtyre sistemeve mbi pronësinë, territorin dhe pasuritë e vendit", theksoi Rama. /Start/
2012-06-18 14:31