E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 5 organizatoreve, shpetojne 2 skafistet

LEZHE - Vihen ne pranga 5 personat te
dyshuar si organizatore te tentatives se trafikimit te 33 klandestineve, qe ne fakt s'arriten dot ne Itali. Policia e Lezhes shkaterroi nje rrjet trafiku klandestinesh dhe ndaloi 38 persona, 33 prej te cileve tentuan te kalonin ilegalisht kufirin drejt Italise. Burime zyrtare prane ketij komisariati bejne te ditur se rreth ores 23.00 te para dy neteve, gjate operacionit te koduar "Rrjeta e hekurt", u zbulua nje tentative e kalimit ilegal te kufirit, e organizuar nga pese njerez, te cilet do te conin drejt vendit fqinj me gomone 33 persona te tjere. Burime zyrtare te policise se Lezhes bejne te ditur se organizimi per nisjen e njerezve kishte nisur prej nje muaji dhe me pas kishin nisur te mblidheshin klandestinet nga rrethe te ndryshme te vendit. Po sipas burimeve, mesohet se gjithcka ka qene e mireorganizuar, dhe nisja do te behej nga bregdeti i Tales se rrethit te Lezhes. Pasi kane rene ne gjurmet e trafikanteve, mesohet se efektiva te policise kane nisur te pergjojne te gjithe bisedat telefonike, nga te cilat kane mesuar dhe detajet e nisjes, vendin, oren dhe numrin e personave qe kishin paguar per te ikur ne menyre klandestine drejt Italise. Sipas burimeve, behet me dije se klandestinet jane strehuar ne Gurez te rrethit te Kurbinit, si dhe ne Tale te Lezhes, ku ata ishin mbledhur dy dite para nisjes. Ndersa ata u jane dorezuar nga sekseret pese personave, te cilet organizonin kete trafik. Ne pranga kane rene, ne cilesine e organizatoreve, Paulin Markaj, 42 vjec, banues ne fshatin Gurez te rrethit Kurbin, Ardian Gjeloshi, 36 vjec, banues ne fshatin Gurez te rrethit Kurbin, Pjeter Tusha, 47 vjec, banues ne Gurez te rrethit Kurbin, Altin Gjeloshi, 23 vjec, banues ne Gurez te rrethit Kurbin si dhe Ndrek Preci, 45 vjec, banues ne lagjen "Don Bosko" te qytetit Tirane. Pazaret ishin rralluar disa dite para nisjes, dhe shlyerja perfundimtare e tyre do te behej ne momentin qe do te mberrinin ne destinacion. 33 klandestinet kane hipur ne gomone rreth ores 18. 55 minuta, nderkohe qe nisja e mjetit lundrues nga Talja drejt brigjeve italiane eshte realizuar rreth ores 21.00. Menjehere eshte lajmeruar Policia Kufitare e Durresit, si dhe Guardia Di Finanza, te cilat jane vene gjithashtu ne levizje per ndalimin e gomones. Rreth ores 24.00, gomonia me klandestinet ka mberritur serish ne Tale, ku rreth 150 metra larg bregut te detit jane hedhur klandestinet ne uje per t'i shpetuar kapjes nga policia. Nderkohe qe vazhdon puna per arrestimin e dy skafisteve qe drejtonin gomonen dhe qe dyshohet se jane nga Vlora, si dhe personave qe i prisnin keto klandestine ne brigjet italiane. Policia e Lezhes tashme ka pergatitur nje nga dosjet me voluminoze dhe ka vijuar me marrjen e deshmive te 33 klandestineve, si dhe organizatoret e trafikut klandestin. Sipas policise, Paulin Markaj, 42 vjec, banues ne fshatin Gurez te rrethit Kurbin, Ardian Gjeloshi, 36 vjec, Pjeter Tusha, 47 vjec, Altin Gjeloshi, 23 vjec, Ndrek Preci, 45 vjec akuzohen per organizmi te trafikut klandestin, ndersa te 33 klandestinet e arrestuar per kalim te kufirit ne menyre te paligjshme.
Klandestini: Paguam 3000-4000 euro
Aleksander Shpati, klandestin nga Fieri deklaroi se "kemi dy dite qe kemi ardhur ne Lac, por vendin nuk e njohim dhe nuk njihnim personat. Kemi dhene nga 3 000 deri 4000 euro secili, per te na derguar ne Itali. Por me te vazhduar udhetimin, pas dy oresh kemi rene ne kontakt me policine, e cila na eshte vene ne ndjekje. Skafistet na kane sjelle ne mes te dallgeve serish per ne bregdet, aty ku u nisem. Ndersa gjate rruges na jepnin kuraje, qe te ishim te kujdesshem dhe na kercenonin qe nuk duhej te tregonim personat qe kane organizuar kete trafik, pasi jeta jone rrezikohej. Por nese heshtim, ne nuk kemi ku te marrim parate. Papunesia dhe nevoja per te jetuar dhe mbajtur femijet apo te afermit na kane detyruar te marrim leke borxh per te ikur ne Itali. Policia eshte sjelle ne menyre korrekte me ne".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›