"Duel" alibish
Romir Saraci
FIER - Denoncimi i bere ne policine e Fierit per Vasil Kanen, i cili akuzohet se ka perdhunuar nje 13-vjecare, solli dje reagimet e te dyja familjeve. Familja e minorenes qe ka bere kallezimi penal ne Komisariatin e Fierit, vazhdojne me pretendimin se vajza e tyre eshte perdhunuar nga komshiu e tyre kur ajo ishte duke u kthyer nga shkolla. Nga ana tjeter, familjaret e te akuzuarit hedhin poshte nje fakt te tille, me pretendimin se eshte vetem nje kurth qe i ka ngritur i ati i se mitures 40-vjecarit Kane. Kete gje sipas tyre ai e ka bere, pasi i kishte atij nje borxh prej 150 mije lekesh te reja dhe nuk kishte mundesine t'ia kthente me, pasi nuk kishin asnje lloj te ardhure. Dhe ne momentin qe pretendohet qe Vasil Kane ka perdhunuar 13-vjecaren M. Cuci, sipas deshmise se te afermve te tij, 40-vjecari Kane nuk ndodhej ne shtepi. Keto deklarata kane bere qe dhe policia e Fierit te jete ne dyshime deri ne daljen e rezultateve te ekspertizes mjeko-ligjore. Fatmir Panda, kunati i te akuzuarit ka pohuar per "Korrierin", se Vasil Kane nuk e ka perdhunuar 13-vjecaren. Ne kohen qe familjaret e se mitures pretendojne se ai ka kryer dhunimin, Kane nuk ka qene ne shtepi, por kishte qene ne qytet per te bere pazar. Ai vazhdon te tregoje historine sipas versionit te tij, duke thene se 13-vjecarja eshte me te meta mendore dhe ky ose eshte nje trillim i saj, ose nje kurth i ngritur nga familjaret e saj per arsye te nje borxhi qe i ati i 13-vjecares, Pelivan Cuci, i ka te akuzuarit. Me poshte, Panda vazhdon te pohoje se te dyja familjet e tyre kane pasur grindje edhe me perpara per kete borxh, por Pelivani nuk ia shlyente, sepse nuk kishte asnje lloji te ardhure financiare. Vasili ka nje familje te rregullt dhe eshte nje njeri i respektuar nga i gjithe fshati. Megjithate, eshte ekspertiza mjeko-ligjore, ajo qe do te percaktoje nese Vasil Kano e ka perdhunuar 13-vjecaren apo jo. Dy prinderit e minorenes qe dyshohet se eshte perdhunuar, Manushaqja dhe Pelivani, rreth ores 8 te mengjesit te djeshem kane qene ne polici, ku jane marre ne pyetje per dy ore rresht. Me pas ata jane lene te lire, per te shkuar ne shtepine e tyre. Lidhur me ngjarjen, prinderit e minorenes pohojne se babai ka qene ne Fier per te marre pensionin, ndersa ne shtepi ka qene vetem e ema e vajzes, qe deshmon se vajza po kthehej nga shkolla dhe ne shtepi ka shkuar duke qare. "Kur vjen M. ne shtepi, me tregoi se kur kishte kaluar para dyqanit ushqimor te Vasilit, ky e ka terhequr nga krahu dhe e kishte futur ne nje dhome, ne shtepine e tij, dhe aty ka kryer marredhenie seksuale me te per nje ore".
Burimet policore pohuan per gazeten, se pasditen e se enjtes minorenia eshte marre nen shoqerine e prinderve te saj dhe nje uniforme blu, dhe eshte derguar tek mjeku ligjor per ekzaminim. Do te jete pergjigja e ekspertit, ajo qe do te vendose nese ajo eshte perdhunuar ose jo.