E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për vrasjen e shqiptarit në Milano, arrestohet braziliani

Milano, 23 gusht -  Policia italiane ka arrestuar një emigrant brazilian për vrasjen e shqiptarit 42 vjeçar Gjin Perdoka, gjëte një zënke të ndodhur dje në Milano. Rikardo Maurizio Gomez, 43 vjeç u ndalua pasi sulmoi Përdoken dhe nipin e tij 22 vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin Niguarda.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa raporton se ngjarja ndodhi në një pallat të banuar kryesisht nga punëtore emigrantë në rrugen Fusinato 14, në lagjen Bovisa të Milanos.
Mësohet se është gjetur edhe arma e krimit, një thike brenda në shtëpinë e fqinjit të dy emigrantëve shqiptarë. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, sherri nisi për një motiv krejt banal, kur dy shqiptarët shkuan në shtëpinë e brazilianit për të protestuar ndaj faktit se emigranti po fliste në telefon me zë tepër të larte. Hetuesit besojnë se Gomez është i vetmi person i përfshirë në vrasjen e Përdokes dhe plagosjen e nipit te tij, ndërsa braziliani tjetër që ndodhej në shtëpinë e tij, nuk mori pjesë në sulm. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›