E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Jashanicë të Klinës gjendet një mjet i pa shpërthyer

Klinë, 24 gusht- Policia njofton se në fshatin Jashanicë të Klinës, është gjetur një mjet i pashpërthyer. Sipas raportit të policisë, të hënën paradite një qytetar shqiptar ka raportuar se  afër rrugës se fshatit, përderisa ishte duke punuar, ka vërejtur një mjet te dyshuar eksplodues- granatë dore e llojit A-6. Njësiti policor
ka bere sigurimin e vendit te ngjarjes, ndërsa Njësiti i KFOR-it ka bere ne mënyrë te kontrolluar asgjësimin e mjetit eksplodues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›