E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi, Bekhami përfiton 150 milion euro

www.albania-sport.com - Dëmtimi e la Dejvid Bekhamin jashtë futbollit të luajtur në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, por ylli anglez i huazuar te Milani mund të përfitojë deri në 150 milionë euro pas dëmtimit të tij. Mesfushori i Milanit dhe Los Angeles Galaxy ka regjistruar një kontratë sigurimi për këmbët e tij. Shuma është e rëndësishme për një lojtar në fund të karrierës. Gjithsesi, lojtari është një yll i publicitetit, dhe kështu që mund të shpjegohet lehtë shuma e madhe. “Për lojtarët e nivelit të lartë, sigurimi është për të gjitha pjesët e trupit, jo vetëm për këmbët e tij”, - shpjegoi Olivier Matos, agjenti i “Aon France sport-events”. Kontrata të këtij tipi janë të zakonshme për futbollistët anglezë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 22 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›