Përballen për Ambasadorë
Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme pritet që të mërkurën të mbyllë kapitullin e vlerësimeve të kandidatëve për ambasadorë dhe njëkohësisht të dorëzojë listën me propozimet e Qeverisë në Presidencë.
Kjo do t’ia hapë rrugën Presidentes Atifete Jahjaga për t’i dekretuar shefat e rinj të misioneve diplomatike të Kosovës.
Këtë e konfirmoi për Express edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit, Shaip Muja.
“Të mërkurën, pritet të mbyllet kapitulli i vlerësimit të kandidatëve nga ana e Komisionit dhe pas kësaj menjëherë do të dërgohen emrat në Presidencë”, tha Muja.
E, përderisa ky i fundit paralajmëron fazën finale të procesit të emërimit të ambasadorëve, kolegët e tij deputetë nga opozita, paralajmërojnë bllokim të këtij procesi.
Deputetja Donika Kada-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se shumica e anëtarëve të Komisionit janë shprehur pro kthimit mbrapa të listës me propozimet e Qeverisë.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te Gazetes Express.