Përballjet e reja zgjedhore në pesë zona elektorale
PD-PS, sërish në zgjedhje të pjesshme për pushtetin vendor. Mandati i deputetit lë bosh karriget e kryekomunarëve
Eljona Ballhysa
Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, do të përballen sërish në zgjedhje të pjesshme për pushtetin vendor. Kjo për faktin se disa pushtetarë vendorë ishin kandidatë për deputetë për Kuvendin e ri. Në bazë të Kushtetutës, që të gjithë kandidatët për deputetë që mbajnë poste të tilla, si kryetar bashkie, apo kryetar komune, duhet të japin dorëheqjen që të marrin pjesë në zgjedhje për në Parlamentin e ri. Ndaj, pavarësisht nëse këta kandidatë rezultojnë fitues, apo jo, në zgjedhjet parlamentare, vetëm fakti se kanë marrë pjesë në zgjedhje i detyron ata të largohen nga posti i të zgjedhurit vendor. Duke iu referuar listës së kandidatëve për deputetë rezultojnë pesë zona në të cilat së shpejti do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për pushtetin vendor. Pra, dy partive të mëdha i duhet të përballen sërish në një minibetejë elektorale, pas betejës që lanë pas për Kuvendin e ri.
Përballja
Duket se përballja më e fortë elektorale do të jetë ajo për postin e kryetarit të Minibashkisë Nr. 10 në Tiranë. Kjo për faktin se kryetari i kësaj minibashkie, Gerti Bogdani, ishte kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit, ku rezultoi fitues. Kandidimi i tij për një mandat deputeti e detyroi të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Minibashkisë 10 në Tiranë. Për këtë arsye pritet të mbahen zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj minibashkie. Përveç Minibashkisë Nr. 10 në Tiranë, zgjedhje lokale do të zhvillohen edhe në katër njësi të tjera vendore. Kështu, pritet që së shpejti të zhvillohen zgjedhje për kryetarin e Bashkisë së Klosit. Kjo për faktin se kryetari i kësaj bashkie, Bedri Hoxha, kandidoi për deputet në listën e PD-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Zgjedhje do të zhvillohen dhe në komunën Otllak, ku kryetari Lefter Maliqi kandidoi për deputet në listën e PD-së. Gjithashtu pritet që zgjedhje të pjesshme të zhvillohen në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku kryetari Ndue Paluca kandidoi për deputet, edhe ky në listën e Partisë Demokratike. Një tjetër komunë ku pritet të ketë një tjetër përballje elektorale midis partive politike është ajo e Fierzës, ku kryetari Besnik Dushaj kandidoi për PD-në në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Përsa u përket prefektëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje parlamentare, ata janë shkarkuar dhe pritet të emërohen të rinj nga Këshilli i Ministrave. Të tillë janë Spiro Ksera, prefekt i Gjirokastrës, i cili kandidoi në listën e PD-së, Thoma Rumniçi, prefekt i Beratit (PD), Daut Sula, prefekt i Lushnjës (PD), si dhe Elfrida Zefi, prefekte e Korçës, tashmë deputete e PD-së. Këta persona do të zëvendësohen më të tjerë që do të emërohen nga qeveria, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen vetëm për të zgjedhurit vendorë, siç janë kryetarët e bashkive dhe të komunave.
Kushtetuta
Neni 69 i Kushtetutës përcakton qartë se “nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë pa hequr dorë nga detyra gjyqtarët, prokurorët; ushtarakët e shërbimit aktiv; punonjësit e Policisë dhe të sigurimit kombëtar; përfaqësuesit diplomatikë; kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve; Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji”. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj, ka hequr çdo pretendim të kryetarëve të bashkive dhe komunave duke i përjashtuar ata nga kandidimi për deputet nëse nuk heqin dorë nga mandati i tyre si të zgjedhur vendorë. Për këtë arsye, në zbatim të Kushtetutës, pritet të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale për të zëvendësuar postet vakante të lëna nga kandidatët për deputetë. Por më parë pritet të përcaktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, veprim ky që do t’u hapë rrugën partive politike të përcaktojnë kandidatët e rinj për pushtetin vendor.
Zgjedhjet do të zhvillohen në:
Minibashkinë Nr. 10, Tiranë
Bashkinë Klos
Bashkinë Fushë-Arrëz
Komunën Otllak
Komunën Fierzë
4 Gusht 2009