E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel socialisteve Bashkohuni me ne Rama njeriu i disfatave

Në njësinë bashkiake të drejtuar nga partia Socialiste, kreu i qeverisë pati një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë mbështetësit e kësaj force politike. Të bashkohen me PD, pasi partia e tyre drejtohet nga një njeri që i ka udhëhequr nga disfata në disfatë. “Socialistë dhe socialistë të Tiranës bashkohuni me ne, me idealet dhe me aspiratat tona për integrim në Europë. PD faktoi që është partia e cila çon përpara vendin drejt rrugës për në BE. Bashkohuni me ne që në të marrim statusin e vendit kandidat. Bashkohuni me ne të bëjmë çdo reformë për të liberalizuar vizat me SHBA. Bashkohuni me PD për krijimin masiv të vendeve të punës, për rritje të mëtejshme të rrogave dhe punës, për të sjellë Tiranën në çdo lagje dhe rrugicë aty ku ju banoni. Bashkojuni me ne për energji të përbashkëta. Ta lëmë shokun e autobusit në fatin e tij të dështuar. Njeriu që u udhëhoqi nga disfata në disfatë nuk meriton të ndiqet më ejani me ne”, vuri në dukje Berisha, gjatë takimit elektoral në njësinë bashkiake numër 7 në kryeqytet.

Në këtë miting, kreu i qeverise u ndal ne projektet e zhvillimit të Tiranës dhe Shqipërisë në mandatin e ardhshëm qeverisës.  
“Tirana dhe Shqipëria në mandatin e ardhshëm do të jenë kryeqyteti dhe vendi i projekteve të mëdha në historinë tonë. Shqipëria është pranë projekteve gjigante. Dy parqe të mëdha industriale po ndërtohen në lagjen tuaj, mijëra të punësuar vetëm në këto parqe. Ne do bëjmë gjithçka që cdo pasuri të Tiranës dhe vendit ta shndërrojmë në pasuri për ju. Plani i rregullimit të Tiranës dhe ligji për urbanistikën, bëjnë drejtësinë e munguar për qytetarët e Tiranës, të sundimit të atij për 11 vite, le ta shpallim ëndërr të së keqes të së shkuarës”, vlerësoi Kryeministri. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›