E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje shiu, përmbytje në Durrës e Krujë

DURRES- Përmbytje në disa zona në periferi të qytetit të Durrësit.Tv NEWS24 informon se reshtjet e shiut të cilat kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Ish- Kënetës, në Spitallë dhe te Ura e Dajlatit. Mësohet se kanë dalë nga shtrati urjtat e kanalit të shkarkimit në Spitallë duke shkaktuar përmbytjet në këtë zonë dhe te Ura e Dajlanit. Uji ka hyrë në katet e para të banesave, ndërsa janë përmbytur edhe dy shkolla, 9- vjecarja në Porto Romano dhe shkolla “Olsi Lasko” në Shkozet.

Gazetarët e NEW24 informojnë se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa fshatra të Krujës, si në Murqinë dhe Mallkuc, ndërsa ka banesa të përmbytura edhe në fshatrat Miliskaj, Mazhe. Shkak i përmbytjeve mësohet se kanë qenë bllokimi i kanaleve kulluese.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›