Përçahet e majta, Gjinushi: Rama s’mbron interesat e të vegjëlve

Një prej aleatëve kryesorë të Partisë Socialiste Skënder Gjinushi ka shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij ndal lidrershipit të saj lidhur me qëndrimin për reformën zgjedhore.
Gjinushi tha se kjo që bën Partia Socialiste është e pa tolerueshme dhe se ajo po tregohet e dobët përballë Partisë Demokratike. Por, Gjinushi shkon edhe më tej duke e konsideruar reformën që po bën dyshja PD PS një dushk të ri.
Më tej, lideri i Partisë Social Demokratë Skënder Gjinushi i bën thirrje Partisë Socialiste që të mbrojë votat e partive të vogla që janë pjesë e opozitës së bashkuar. Ndërkaq, pas mbledhjes së kryesisë së re, Rama tha lidhur me interesat e partive të vogla se PS-ja është e gatshme të bashkëpunojë me to për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Dua të përsëris vullnetin e plotë të PS-së për tu dëgjuar dhe për tu dakortuar me cilëndo parti të vogël për ndryshimin e sistemit zgjedhor”- tha Rama. Ndërsa i është referuar mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama ka shtuar se anëtarët e rinj janë në dispozicion të fitores në zgjedhjet e ardhshme. “Zhvilluam një mbledhje konsultative dhe jam i kënaqur sepse ishte një mbledhje që më krijoi bindjen në zgjedhjen e bërë nga Asambleja të anëtarëve të rinj dhe për disponimin e anëtarëve të rinj për tu vënë në dispozicion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme”.