E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Meta: Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë – ka ardhur koha për lënë mënjanë mosmarrëveshjet

16-12-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në konferencën e përgjithshme të degës së LSI-së për rrethin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se e gjithë klasa politike duhet të tregojë vullnetin për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, siç është integrimi në BE. “Vetëm politikanët e kanë në dorë këtë proces”, tha më tej Meta, ndërsa bëri thirrje që të lihen me një anë egot personale, dhe të mos vihen mbi interesat e vendit dhe të qytetarëve. Njëkohësisht, gjatë këtij takimi Meta sulmoi kreun e opozitës Edi Ramën si personi që mbajti peng integrimin e vendit për 2 vite rresht. Për të vërtetuar akuzat e tij, kreu i LSI-së iu referua deklaratave pozitive që po vijnë nga Brukseli për Shqipërinë, në këtë moment kur është arritur paqja politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›