E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi Meta – Prifti, prokuroria “show” në gjykatë, kërkon të administrojë si provë shkrimet e Dritan Priftit

16-12-2011 / Gazeta 55

Avokatët: U provua se ky ishte një proces i montuar politikisht

Prokuroria shënon një tjetër dështim spektakolar në procesin gjyqësor Meta – Prifti. Organi i akuzës kërkoi të administrohen si prova intervistat televizive të Dritan Priftit (konkretisht materiali i emisionit Top Story) si dhe të gjitha shkrimet e botuara prej tij në blogjet online dhe në gazetat e përditshme. Avokatët e Metës kundërshtuan kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar të pabazë dhe tendencioze. Gjykata ka pranuar si prova lap topin, orën me të cilën është xhiruar nga Prifti dhe USB-në, të cilat mund të ndihmojnë në verifikimin e saktësisë së video-përgjimit, ku ish-zëvendës Kryeministri Ilir Meta shfaqet duke diskutuar me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti lidhur me disa afera korruptive. Pas seancës gjyqësore ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të LSI-së, Spartak Braho i cili edhe njëherë e cilësoi një proces të montuar nga ana e prokurorisë.
Data 6 janar do të jetë edhe seanca në të cilën do të jepen konkluzionet përfundimtare, ndërsa prokuroria do të japë pretencën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›