Ramës i "djeg" deklarata e Berishës, lë Twitterin dhe del para kamerave

Akuzat për “Rrugën e Kombit”
Kryetari i Partisë Socialiste hoqi dorë sot nga përdorimi i rrjetit social Twitter, teksa u paraqit në një komunikim me mediat, për të vajtuar deklaratat e lëshuar prej tij, lidhur me autostradën Durrës – Kukës – Morinë. Rama përsëriti dhe njëherë se s’ka qenë kundër ndërtimit të rrugës, pavarësisht se faktet thonë të kundërtën, që Edi Rama jo vetëm ka luftuar kundër ndërtimit të autostradës, por edhe e ka cilësuar si “rruga e asgjëkundit”. “E kam sfiduar dhe e risfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste të jetë shprehur kundër rrugës së kombit si projekt. I them turp, turp, turp që me rrugën e kombit keni bërë një biznes duke i grabitur fondet e taksapaguesve shqiptarë”- tha Rama.