Përçahet kampioni

Edhe pse arriti ta përfundojë kampionatin në vend të parë, kampioni i ri i Kosovës, Trepça, është kapluar nga një krizë e brendshme në klub. Nënkryetari i gjelbërezinjve, Sejdi Ibrahimi dhe drejtori i përgjithshëm, Eroll Vitaku, kanë dhënë dorëheqje të shtunën nga pozitat e tyre të deritanishme.
Ibrahimi dhe Vitaku i kanë thënë lamtumirë klubit gjelbër e zi, ngase nuk kanë më motiv ta vazhdojnë punën e tyre pasi janë shpallur kampion. Mirëpo, kjo nuk është arsyeja e vetme që i ka shtyrë Ibrahimin e Vitakun të largohen nga klubi mitrovicas.
“Nuk kemi motiv më të vazhdojmë, pasi që i kemi arritur sukseset që i dëshironim. Po ashtu, nuk jemi të kënaqur me pjesën tjetër të kryesisë, kështu që vendosëm të tërhiqeshim”, ka thënë Vitaku për Express të shtunën.
Në anën tjetër, kryetari i klubit të “Xehetarëve”, Nexhmedin Haxhiu, thotë se as që kishte dëgjuar më parë për vendimin e marrë nga dy zyrtarët e klubit. “Unë tash po dëgjoj prej jush. Mbrëmë jam takuar me Erollin dhe nuk më ka thënë asgjë. Sidoqoftë, kjo punë është me qejf, kush të dëshirojë mund të largohet. Mirëpo, s’besoj se kanë pasur ndonjë arsye”, nënvizoi Haxhiu.
Ibrahimi dhe Vitaku nga postet e tyre kishin dhënë dorëheqje edhe para disa muajve, pasi ishin të pakënaqur me sjelljen e disa futbollistëve, që kishin bojkotuar stërvitjen për shkak të mosmarrjes së një premie.