Frakturë e dyfishtë, Rosi 4-5 muaj jashtë
Moto GP
Në provat e lira në Muxhelo, në çmimin e Madh të Italisë, Valentino Rosi ka rënë nga motori duke u dëmtuar mjaft rëndë. “Doktori” pësoi frakturë të dyfishtë në kërci dhe i jep lamtumirën Botërorit 2010 të MotoGp. I menjëhershëm ka qenë transportimi në spitalin e Firences, ku piloti i Jamahas i është nënshtruar operacionit që ka zgjatur tri orë. “Ndërhyrja doli me sukses, ndërsa për rikuperimin duhet të presim 4-5 muaj”, tha doktor Kosta. Në momentin e zgjimit nga narkoza, kampioni i botës pyeti kohën e “pole position”-it. Nga vendi i parë në garën e sotme do të niset piloti i Hondas, Dani Pedroza, ndërsa pas tij ndodhen Horge Lorenco (Jamaha) dhe Keisi Stoner (Dukati).
#