Gara e parë e zagarëve të fermës
Gjadër
Për herë të parë në vendin tonë, Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë organizoi dje në Gjadër të Shkodrës, garën e zagarëve të fermës. Në këtë aktivitet konkurruan rreth 50 zagarë të puplës së racave të ndryshme (setër, poentër, empanjol, brak etj.). Në garim vlerësohej gjetja sa më e shpejtë e shpendit që do të lëshohej në fushë (afati maksimal për çdo zagar në konkurrim ishte 10 minuta), kapja dhe “dorëzimi” i presë te gjahtari. Tre gjyqtarët profesionistë nga Italia shpallën fitues një setër irlandez, me pronar Gjergj Ndocin nga Lezha. Vendi i dyti i shkoi zagarit të racës poentër, me pronar Albert Lulja, ndërsa vendi i tretë një tjetër setëri, me pronar Fatmir çelën.
#