Përcaktohet lista paraprake e zëvendësministrave të rinj
Javën e parë të tetorit përfundojnë negociatat me aleatët. Emrat që pritet të emërohen dhe ata që mund të largohen
Eljona Ballhysa
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se javën e parë të muajit të ardhshëm do të përfundojnë negociatat me aleatët dhe se kryeministri Berisha do të vendosë për zëvendësministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Sipas burimeve, nga bisedimet paraprake me aleatët janë hedhur emrat e disa prej zëvendësministrave të rinj që priten të emërohen së shpejti, si dhe janë piketuar disa nga aktualët, që do të largohen për shkak të respektimit të marrëveshjes që PD-ja ka nënshkruar me partitë e koalicionit qeverisës. Në bazë të marrëveshjeve që demokratët kanë nënshkruar me aleatët, 7 poste zëvendësministrash i takojnë Lëvizjes Socialiste për Integrim, 2 pritet të marrë Partia Republikane, 2 Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe 1 post zëvendësministri Berisha pritet t’ia lërë minoritetit grek. Pjesa tjetër e posteve të zëvendësministrave do të drejtohen nga anëtarë të PD-së, një pjesë të cilëve do të vazhdojnë të mbajnë postet aktuale dhe një pjesë tjetër do të kalojë në ndonjë dikaster tjetër ministror. Po kështu është hartuar dhe lista paraprake e zëvendësministrave që pritet të largohen nga postet që kanë mbajtur gjatë katër viteve të kaluara.
Emërimet
Burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim bëjnë të ditur se kjo parti e ka gati listën me emrat e zëvendësministrave që do t’ia propozojë kryeministrit Berisha. Sipas burimeve, pritet që post zëvendësministri të marrë kryetari i Komitetit Drejtues, Edmond Haxhinasto. Po kështu, me post zëvendësministri do të shpërblehen dhe të tjerë anëtarë të rëndësishëm të LSI-së, si Spartak Braho, Luan Rama, Filloreta Kodra, Edmond Panariti, Tokli Thomai dhe Leonard Beqiri. Ndërsa përsa i përket dikasterit në të cilin do të emërohen, pritet ende një raund i dytë dhe përfundimtar negociatash me përfaqësues të lartë të PD-së. Nga aleatja tradicionale e Partisë Demokratike, Partia Republikane, bëhet e ditur se janë përcaktuar emrat e dy zëvendësministrave që priten të rikonfirmohen sërish. Ata janë Neritan Alibali dhe Aleksandër Garuli. Përsa i përket Garulit, mendohet se ai do të vazhdojë të qëndrojë në postin e zëvendësministrit të Mjedisit, pasi dhe kjo ministri i është lënë për t’u drejtuar kryetarit të Republikanëve, Fatmir Mediut. Ndërsa Neritan Alibali sipas burimeve do të marrë post zëvendësministri por jo atë që mban aktualisht, pra zëvendësministër i Ekonomisë dhe Energjetikës. Pritet që ai të kalojë në një tjetër dikastër. Ndërsa Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk i ka përcaktuar ende emrat e zëvendësminitrave. Burimet bëjnë të ditur se shkak për këtë janë bërë konflitet e brendshme që ka kjo parti dhe përpjekjet që po bëhen për të shkarkuar kryetarin Tahir Muhedini. Madje edhe deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, bëri të ditur dje për gazetën se ende nuk janë përcaktuar emrat e zëvendësministrave dhe se pritet që kjo parti të ketë jo një, por dy deputetë në Kuvend, pa bërë të ditur emrin e deputetit të ri.
Largimet
Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se një pjesë e zëvendësministrave aktualë do të largohen. Kështu, pritet të largohen ata zëvendësministra që përfaqësojnë partitë aleate të PD-së, që nuk kanë marrë atë numër votash sa ta meritojnë këtë post të rëndësishëm qeveritar. Sipas burimeve, pritet largimi i Anton Gurakuqit, ish-anëtar i Partisë Demokristiane, apo largimi i Adriatik Alimadhit, përfaqësues i Ballit Kombëtar. Po kështu, pritet të largohen edhe Ekrem Spahiu i PLL-së dhe disa zëvendësministra të PD-së. Ndërsa një pjesë tjetër janë larguar me kohë për shkak të fitores në zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrjes së mandatit të deputetit. Pritet që Berisha të zëvendësojë zëvendësministra të tillë si Gent Strazimiri, Sherefedin Shehu, Florion Mima, Paulina Hoti dhe Adriana Gjonaj, të cilët janë zgjedhur deputetë të rinj të PD-së.
Zëvendësministrat e mundshëm të LSI-së
Edmond Haxhinasto
Tokli Thomai
Leonard Beqiri
Spartak Braho
Luan Rama
Edmond Panariti
Filloreta Kodra
Partia Republikane
Neritan Alibali
Aleksandër Garuli
Partia për Drejtësi dhe Integrim
Nuk janë vendosur ende për shkak të konflikteve në parti
Zëvendësministrat që mund të largohen
Anton Gurakuqi i PDK-së
Adriatik Alimadhi i PBK-së
Ekrem Spahiu i PLL-së
Ndoc Fasllia
Ndue Preka
Gent Strazimiri, deputet i ri i PD-së
Sherefedin Shehu, deputet
Florion Mima, deputet
Paulina Hoti, deputete
Adriana Gjonaj, deputete
Zëvendësministrat që qëndrojnë
Edith Harxhi
Stavri Ristani
Ernest Noka
Iva Zajmi
Ferdinand Pone
Petrit Karabina
Zana Xhuka
Albert Gajo
Jorida Tabaku
Ermal Dobi
Neritan Alibali
Eno Bozdo
Halit Shamata
Marieta Zaçe
Kastriot Sulka
Zamira Sinoimeri
Arben Ivanaj
Suzana Turku
Aleksandër Garuli
Berisha do të rrisë numrin e zëvendësministrave për të shmangur pakënaqësitë në PD
Emërimi i zëvendësministrave të rinj është kthyer në problemin kryesor të kryeministrit Berisha. Ndërsa e pati të lehtë të vendoste për emrat e ministrave, burimet tregojnë se shefi i Ekzekutivit po has në vështirësi për emërimin e zëvendësministrave të rinj. Burimet bëjnë të ditur se aleatët e Berishës po bëjnë presion për të marrë poste zëvendësministrash, në një kohë kur shefi i qeverisë kërkon të shpërblejë dhe anëtarët e partisë së tij. Gjithashtu, mbeten të hapura negociatat me aleatët që kanë fituar në zgjedhje, por edhe me ata që nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat ligjvënësi. Ndaj dhe burimet zbulojnë skemën e Berishës, atë të shtimit të posteve zëvendësministrore. Në mënyrë që të kënaqë orekset e të gjithëve, si të aleatëve, ashtu dhe të anëtarësisë së PD-së, Berisha pritet të shtojë numrin e zëvendësministrave. Dikasteret më të rëndësishme ministrore pritet që nga dy të kenë 3 zëvendësministra. Një ndër aleatët e Partisë Demokratike që fitoi një karrige deputeti në zgjedhjet e 28 qershorit është Partia për Drejtësi dhe Integrim, që përfaqëson interesat e komunitetit çam në Shqipëri. Kjo parti mbeti pa përfaqësim me portofol ministror në qeverinë e re, megjithëse e kishte kërkuar një gjë të tillë. Ndaj, synimi i saj është të marrë të paktën dy poste zëvendësministrash. Marrëveshja me Lëvizjen Socialiste për Integrim, përveç katër posteve ministrore, parashikon jo pak, por plot shtatë poste zëvendësministrash. Nga ana tjetër, Berisha do t’i japë Partisë Republikane, në bazë të marrëveshjes, 2 poste ministrore. Në pritje për një post janë edhe aleatët e tjerë të PD-së me të cilët u fut në zgjedhjet e 28 qershorit. Ata, megjithëse nuk arritën të fitojnë një karrige në Kuvend, votat që ata morën i kaluan si përqindje PD-së, çka tregon kontributin që këto parti i dhanë aleatit kryesor për të fituar zgjedhjet. Ndaj, në këmbim duan një post qeverisës, që mund të jetë dhe post zëvendësministri. Të tillë aleatë janë: Neritan Ceka i PAD-së, Nikollë Lesi i LDK-së, Lufter Xhuveli i PAA-së e të tjerë. Përveç posteve që Berisha në bazë të marrëveshjeve do t’ua japë aleatëve, ai duhet të mendojë edhe për postet që do të zëvendësojë dhe që mbeten bosh për shkak se ish-zëvendësministrat e dikurshëm tashmë janë deputetët e rinj të PD-së. Por, e vështirë, sipas burimeve, është për Berishën të marrë konsensusin e anëtarësisë së PD-së për emrat e rinj që vijnë nga radhët e kësaj partie. Qëllimi është të kënaqë sa më shumë mbështetës dhe anëtarë të partisë dhe të shmangë pakënaqësitë. Sipas burimeve, skema e Berishës është rritja e numrit të zëvendësministrave. Megjithëse ai arriti të krijojë një kabinet qeveritar në dietë, këtë parim nuk mund ta zbatojë në rastin e zëvendësministrave.
28 Shtator 2009