E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Meta iken nga Skrapari

COROVODE - Levizja Socialiste per Integrim nis fushaten elektorale. Kur na ndajne ende shume muaj para zgjedhjeve parlamentare 2009, kreu i kesaj force politike Ilir Meta nuk ngurroi aspak te prezantoje kandidatin e LSI-se ne Corovode te Skraparit. Pikerisht ne vendin ku vete Meta eshte zgjedhur deputet qe ne vitin 1992. "Jam i bindur qe Skrapari ka shume arsye te votoje per LSI-ne, ka shume arsye te votoje edhe per Nasip Nacin, pasi Skrapari do te votoje per nje force politike qe e do dhe qe e ndjen popullin e Skraparit si askush tjeter, per nje force politike, qe pa dyshim po pushton te gjithe Shqiperine, por ne radhe te pare kryeqytetin tone, Tiranen", u shpreh Meta. I cili ne zgjedhjet e ardhshme, nuk do te kandidoje me ne vendlindjen e tij por ne kryeqytet. Prezantimi i kandidatit te LSI-se, Naci u be gjate nje takimi te zgjeruar me anetare dhe simpatizante te LSI-se ne Corovode te Skraparit. Meta u shpreh i bindur para te gjithe simpatizanteve, se kete here Shqiperia do te perqafoje alternativen e LSI-se. "Sistemi i ri, pavaresisht nga disa veshtiresi dhe disa probleme qe ka, eshte nje sistem shume i favorshem per ne. Eshte sistemi qe me shume se cdo parti tjeter favorizon LSI-ne ne kushtet aktuale", theksoi ai. Kreu i LSI-se, nuk harroi te falenderoje zonen nga e cila ai eshte zgjedhur si deputet per 16 vite radhazi. Ai vleresoi se populli i Skraparit ka treguar gjithnje mencuri, duke mos besuar Sali Berishen as atehere e duke votuar alternativen e majte. "Ju e dini, sesa e rendesishme eshte qe ne te vijme ne qeverisjen e vendit, jo vetem per te ndalur shkaterrimin e plote te vendit, nga gangsterizmi i Sali Berishes dhe i Fazlliceve qe po i dalin perdite perpara opinionit publik, por njekohesisht edhe per t'i dhene fund nje varferie te papare ne shumicen e Shqiperise, perfshire edhe Skraparin", u shpreh Meta. Sipas tij te gjithe po e shohin se asgje nuk ka levizur, sepse kjo eshte nje qeveri qe nxit urrejtjen brenda vendit dhe ndaj gjithe atyre vendeve apo krahinave, te cilat nuk i sheh si perkrahese te saj. "Ju e dini sa here e kam ngritur ne keto dy vjet, ceshtjen e rruges per te perfunduar deri ne Corovode, qe ka ngelur per hicgje", theksoi ai, duke kerkuar votat per LSI dhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, njeheresh duke sulmuar dhe liderin e PS, Edi Rama. Fushata, pa kaluar formula e ndarjes se mandateve

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, nxitoi dje te prezantoje nje prej kandidateve te kesaj force politike per deputet ne vitin 2009, pa pritur ende formulen ne baze te ciles do te behet ndarja e mandateve ne Kodin Zgjedhor. Nje nga ceshtjet me problematike e qe ende nuk eshte diskutuar ne Komisionin e Posacem te reformes zgjedhore, eshte pikerisht formula e ndarjes se mandateve per garen e ardhshme elektorale. Kjo formule nuk eshte percaktuar ende nga ekspertet qe punojne me hartimin e Kodit Zgjedhor, per t'ia kaluar me pas deputeteve per diskutim e miratim. Megjithate, Meta dje beri publik nje prej kandidateve te tij. Veprim ky qe normalisht behet ne prag te celjes se fushates elektorale per zgjedhjet, ku kreret e partive politike prezantojne ne elektoral, kandidatet me te cilet do te konkurrojne ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›