Zhvillohen homazhet në nder të Sabri Godos
Në hollin e sallës së parlamentit po zhvillohen homazhe për nder të politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në mushkri.
I pari që ka zhvilluar homazhet është kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cili la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve.
Gjithashtu homazhe kanë zhvilluar edhe presidenti Bamir Topi, Princi Leka i II, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, ambasadori i BE-së Ettore Sequi, Zv.kreyministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, ministra etj.
Gjithashtu homazhe kanë zhvilluar politikanë të majtë e të djathtë, drejtues partish dhe qindra dashamirës të cilët janë përkulur me nderim para trupit të pajetë të Sabri Godos dhe më pas kanë lënë shënime edhe në librin e vendosur në sallën e homazheve.
Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
Shkrime të tjera me interes: