Qeveria, ky sallon vipash i Titanikut
Për fat të keq kjo është e vërtetë: Jo vetëm qeveria, po edhe ne qytetarët nuk jetojmë me shqetësimet dhe pritshmërinë e krizës ekonomike botërore, e cila tashmë ngallon dhe gjakon jo vetëm te fqinjët tanë, Greqia dhe Italia, po në mbarë botën. Për të ilustruar këtë moskokëçarje, nuk mjaftojnë vetëm kronikat entuziaste të TV-ve zyrtare, kafet e pijetoret përherë plot, aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e kufirit prej nga ku ikin për pushime e dafrunga jo pak shqiptarë, kazinotë dhe lotosportet brenda dhe jashtë vendit të cilat nuk po i rreshtin fitimet,- aq sa nuk ka qoshe e rrugicë pa një të tillë “biznes”, deklarimet e ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës për rritje të paparë ekonomike, shifrat e habitshme e të paverifikueshme të INSTAT-it qeveritar, etj., por qetësia jonë olimpike për krizën globale pikaset veçanërisht në preokupimet që ka shumica, si p.sh: 28 apo 29 është dita e çlirimit të Shqipërisë? Ose: “Kurban”-i i Ramës apo “Enveri” i Fevziut është më i shitur e më interesant? Ose: Do të bëhet apo nuk do të bëhet referendum për monarkinë? Ose: Ishte apo nuk ishte Fishta fashist? Ose: Sa të dashura ka pasur Kadareja? Ose: Ç’fshihet pas urimit të patriarkut Dritëro për Bashën? Ose: cilat ishin tri lutjet që hodhi Berisha te muri i shenjtë në Izrael?...Ose: A do të bëjë homazhe PS-ja tek arkivoli i Leka Zogut?...
Të tilla halle mbi halle, gëlojnë këto ditë midis nesh, por jo kriza globale, fati i euros dhe i BE-së! Politika na mban qëllimisht të lidhur e të varur me të tilla ganxha që të mos shohim krizën ekonomike e cila po troket frikshëm në derë. Nuk i shohim madje as ato super-halle të përditshme, siç janë p.sh gjendja mjerane e spitaleve dhe e shkollave, rritja e papunësisë, e vetëvrasjeve, e krimeve, e vjedhjeve, dyfishimi për dy vjet i çmimit të naftës, i energjisë elektrike, i ujit, i telefonisë, etj. etj.. Edhe vdekja e Leka Zogut ka për t’u përdorur bash për të njëjtin qëllim trushpëlarës, sepse jo më kot u hodh dyshimi për referendumin, si me demek i manipuluar, që shqiptarët të ndërsehen e të kacafyten mes vedi: Të bëhet apo të mos bëhet sërish referendumi për sistemin politik, Monarki apo Republikë?!
Të tilla shqetësime “politike” na shtyjnë kollaj të kacafytemi, të zihemi e të grindemi e pastaj të harrojmë sa keq jemi e pse kemi ngecur në ngërç, më të fundit e më vulëhumburit e Ballkanit…Askush nuk e vret mendjen se ç’do të bëjnë pensionistët dhe rrogëtarët e ndershëm, nëse qeveria nuk do të ketë para për t’i paguar më së paku tri apo katër muaj, sikurse rrezikohej Greqia, para se t’ia “blinin” borxhin evropianët? Shembja e piramidave në vitin ‘97 nuk ishte gjë para kësaj rropame. E pra, kush mund të thotë ç’ka mbetur këtu tek ne ende pa u shitur, -se ishuj nuk kemi, as sovranitet, as industri, as krahë pune të kualifikuar,- që qeveria të sigurojë të hollat e domosdoshme e të mjaftueshme për pensionet dhe rrogat tona, për mbijetesën tonë të përbashkët?
Por ne ndihemi të qetë e gjumëlehtë se naivisht besojmë: Meqë qeveria rri e qetë në “sallën vip”, prej nga ku na dërgon herë pas here tingujt e valsit të lumturisë, atëherë nuk kemi arsye për të vrarë mendjen ç’do të ndodhë nesër!
***
E vërteta është që ne nuk e vuajmë panikun e së nesërmes, ndoshta jo vetëm për faj të narkozës mediatike me të cilën na ushqen propaganda qeveritare nëpërmjet gojës së palodhur e llapaqene të kryeministrit, porse në kujtesën e në vetëdijen tonë, mesa duket, edhe pse nuk është larg rropama e piramidave të ‘97-ës, nuk ka e nuk gjen dot gjurmë e kujtesë të krizave, si ato që kanë pllakosur herë pas here vendet e zhvilluara kapitaliste.
Ne jo vetëm që nuk i njohim, por e kemi të vështirë t’i pranojmë krizat, çfarëdo qofshin ato, ekonomike apo morale, pasi jemi të imunizuar prej tyre. Ndoshta ngaqë kombi ynë vjen nga një fëmijëri e rritur me një copë bukë misri të lyer shumë-shumë me ca gjizë apo ngjyer me ca hirrë, fëmijëri e një fukarallëku dhe izolimi të tejzgjatur, ku gënjeshtra dhe iluzioni prodhonin me shumicë folklor, i cili konvertohej në ëndërr, në shpresë e në kotani…Më pas, duke qenë të mëkuar për gjysmë shekulli edhe me barazitizmin e diktaturës, kuptohet pse ne e kemi aq të mpakët e të vdirët aftësinë për të gjeneruar e ngritur një bashkëjetesë në komunitet ca më të mirë se dje…Ndaj nuk jemi të interesuar e të motivuar për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësitë e paudhësitë që na vijnë sidomos nga lart, nga “salla e vipave” të Titanikut tonë, si tha një deputet kur diskutohej buxheti në Kuvend. Sot për sot mund të thuhet se eksperimentet e mësipërme kanë mundësuar, mesa duket jo pa sukses, mynxyrën shpëlarëse e moskokëçarëse në psikën tonë, sipas së cilës, nga brezi në brez qeveritë dhe krerët kanë ngulur këtë hu, këtë mësim-pësim: Mos u ligështo o njeri, se në këtë dynja ka keq, por ka edhe më keq!…Prandaj ul kokën dhe mos u anko…Mos guxo të kundërshtosh e të dyshosh, se me qeverinë, me ujin dhe me zjarrin nuk duhet të ngatërrohesh, pasi nuk ia del dot!
E pra, cili nga ne nuk e di dhe nuk e zbaton këtë porosi që vjen nga të parët tanë të vdekur? Ja pra përse opinioni ynë publik është kaq i belbët, i mpakët dhe i papërfillshëm.
***
Sa më sipër, ka vlerë për të pohuar një të vërtetë të hidhur: Në një shoqëri të tillë, të prirur për të ecur këmbadoras, në pajtim të plotë me inercinë e kuturusë anadollake, d.m.th me të keqen qeveritare, qeveria, sado e mbrapshtë qoftë, jo vetëm që nuk duhet, por edhe nuk ia vlen të kundërshtohet. Një qeveri që vazhdon të jetojë në “sallën vip të Titanikut”, edhe kur bën akte të ndyra dhe kriminale si ‘Gërdeci’ e ‘21 Janari’, apo edhe kur na mëkon me narkozën kundër krizës, në një shoqëri normale demokratike nuk mund të qeverisë më tej….Por shumëkush ndër ne, nga pafuqia dhe zhgënjimi (“ të gjithë janë njësoj!”) që na ka pllakosur, mendon kësisoj: A ia vlen ta dyshosh, ta shash e ta kundërshtosh këtë lloj qeverie të vetëngopur që tallet e përqeshet nga “salla vip” e kryeministrisë e nuk do t’ia dijë ç’ndodh jashtë saj?!
***
Tani nuk të dënon kush po të vetëvritesh; ky nuk quhet më një akt anti-qeveri. Heqja e vizave na dha mundësi të ikim nga sytë këmbët nga ky vend, që do të thotë se braktisja e atdheut nuk quhet tradhti…Sot mund të dalësh para kryeministrisë e të shash qeverinë dhe kryeministrin, madje edhe në shtyp e nuk të dënon kush…Ku mund të trokasësh sot në se ke mbetur pa punë? E vetmja zgjidhje mbetet emigracioni…Këto pa dyshim janë arritje thelbësore, po kjo nuk ka pse na pengon të pyesim veten: A është bërë më e mirë e më e sigurtë jeta jonë? A jemi më të lidhur me njëri-tjetrin, me tokën, me komunitetin, me atdheun, për shkak se është rritur shpresa dhe besimi i ndërsjellë? A kemi edhe tani “bllok” udhëheqësish (shkoni p.sh në gjirin e Lalzit!) dhe a e di qeveria si është gjendja reale poshtë, në popull? Tek e fundit, nëse po afrohet një krizë e frikshme, kush duhet të marrë masa parandaluese për të na shpëtuar nga përmbytja?
Nëse diktatura deri në grahmat e fundit e ushqente popullin me mashtrimin e mrekullisë së “lugës së florinjtë” dhe të barazisë absolute, këtë e bënte duke na mbajtur në izolim të plotë, me ndihmën e një makine unike e të fuqishme propagandistike, kurse sot, teksa shoqëria jeton me shpresën e integrimit, duke qenë e hapur katekat kah globalizmi, lëvizja, fjala e lirë dhe demokracia,- gënjeshtrat dhe mashtrimet, demagogjia dhe iluzionet e rrema të qeveritarëve duket sikur nuk mjaftojnë për të mbetur, me të tilla armë, gjatë në pushtet…Por ja që tek ne, megjithatë, funksionojnë këto mjete trushpëlarëse, njëlloj si në diktaturë…E pra, në të tilla kushte duket naive të pyesësh: A rrezikohet vërtet Shqipëria nga kriza botërore, apo do të mbetet përsëri një ‘fanar ndriçues’ për ekonominë botërore?
Qeveria dhe kreu i saj Berisha përsëritin të njëjtin optimizëm: Edhe në gojën e ujkut ne hedhim valle! Kështu që ne përsëri po bëjmë sikur punojmë, kurse “salla vip” bën sikur na rrit rrogat dhe pensionet dhe na thotë sa të lumtur duhet të jemi!…
Po deri kur kështu?
***
Një mjek i Spitalit ushtarak deklaroi para ca ditësh se këtë vit ka pasur në Shqipëri mbi 70 vetëvrasje me fostoksinë - më shumë se vdekjet nga aksidentet automobilistike. Para ca ditësh, një i ri 34-vjeçar helmoi veten për shkak të papunësisë, të varfërisë, mungesës së shpresës…Një burim tjetër thosh se vetëm këtë vit janë shtuar mbi 65 të sëmurë me sida, ndërsa një në katër shqiptarë qenka i sëmurë psikik…Por në se një në katër shqiptarë është i sëmurë psikik, atëherë del që në mesataren prej katër vetash të një familjeje, njëri të jetë i sëmurë psikik, gjë që do të thotë se aktualisht nuk gjen dot një familje normale në Shqipëri…!
E pra, të gjitha këto të dhëna të dhimbshme thuhet se nuk kanë ndonjë lidhje me krizën…, përderisa qeveria vazhdon të rrijë e qetë në “sallën vip të Titanikut”!