Përdhoset qendra përkujtimore e Holokaustit

Porosi anti-semitiste në gjuhën hebraike, me anë të së cilës i shprehen falënderime udhëheqësit të Gjermanisë naziste, Adolf Hitlerit, janë shkruar në qendrën memoriale të Holokaustit në Jerusalem.
Së paku shtatë slogane gjigante, përfshirë edhe një me porosinë, “Faleminderit Hitlerit për Holokaustin e mrekullueshëm, ngase vetëm falë teje u bëmë shtet në OKB”.
Ndër të tjera janë shkruar edhe sloganet “Udhëheqësia sioniste e ka kërkuar Holokaustin dhe po të mos kishte ekzistuar Hitleri, do ta kishin shpikur”.
Kjo zgjoi dyshimin se një grup i ultra-ortodoksëve hebrenj, të cilët e kundërshtojnë shtetin e Izraelit, qëndron prapa këtij akti vandal.
Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, deklaroi se janë iniciuar hetime, duke shtuar se ende nuk është e qartë se kush është përgjegjës.