Zgjedhjet në Libi më 7 korrik
Zgjedhjet e para parlamentare në Libi, prej përmbysjes së diktatorit Muammar Gaddafi, vitin e kaluar, janë shtyrë për 18 ditë dhe do të mbahen më 7 korrik, ka njoftuar shefi i Komisionit zgjedhor të Libisë, Nuri al-Abar, në një konferencë për shtyp në Tripoli.
Ai tha se shtyrja ishte e pashmangshme për shkak të vështirësive logjistike.
Në këto votime do të zgjidhen 200 anëtarë të Asamblesë, e cila e zëvendëson Këshillin Kombëtar Tranzicional dhe përgatit Kushtetutën e re të Libisë.