Tërmet i fuqishëm në Turqi

Sipas të dhënave të para nuk ka turistë të huaj në mesin e të lënduarve. Kamerat e sigurisë në qytetin e Finike kanë kapur momentin kur njerëzit vërshuan në rrugë, pas lëkundjeve në zonë. Tërmeti u ndje në disa krahina turke, si dhe në qytetin e Izmirit, rreth 330 km në veri të Fethiye.
Ishulli grek i Rodosit ndjeu lëkundje të fuqishme gjithashtu. Tërmeti ishte më i madhi i një serie prej rreth 40 tërmetesh të vogla në brigjet e Egjeut dhe Mesdheut të Turqisë në 24 orët e fundit, tha observatori i Stambollit Kandili.
Tërmetet janë dukuri e përditshme në Turqi, e cila është përshkohet nga mbivendosja e dy pllakave tektonike. Në tetor të vitit të kaluar, më shumë se 600 njerëz vdiqën në provincën lindore të Van pas një tërmeti prej 7.2 shkallesh. Në vitin 1999, dy tërmete masive u moren jetën rreth 20.000 personave.