E Hënë, 2 Nëntor 2026

15-vjeçarja denoncon të dashurin, pastaj pendohet

17/05/2005  I arrestuari akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur

TIRANË- Pas presionit të prindërve që i kërkonin llogari për vendin ku kishte kaluar natën, një 15-vjeçare detyrohet të gënjejë, duke i shtuar të dashurit 29 vjeç akuzat e pavërteta të përdhunimit e të trafikimit të femrave, përveç asaj reales, së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Historia e çiftit të çuditshëm ka filluar muaj më parë, kur Artan Gjuzi, nga Rrogozhina, zuri të dashur vajzën e mitur që sapo ka mbaruar klasën e tetë dhe ndihmon prindërit në punët e tyre. Me ngrohjen e kohës, ai i propozon asaj një natë të qetë e të vetmuar në natyrë, te Kodrat e Liqenit dhe, pasi kryen marrëdhënie seksuale me të, gjatë gjithë natës të së dielës, e dërgon në shtëpi në orën 06.00 të ditës së djeshme. Aty prindërit e së miturës kërkojnë detaje për natën që vajza, emri së cilës nuk publikohet për arsye etike, kishte kaluar jashtë shtëpisë. E mitura krijon një situatë dramatike dhe prindërit të alarmuar shkojnë në Komisariatin numër 2 dhe denoncojnë "përdhunimin" e vajzës së tyre dhe "tentativën" për trafikimin e saj, të influencuar nga lotët e vogëlushes. Në komisariat e mitura ndryshon krejtësisht dëshminë, ku u ka thënë inspektorëve se kishte shkuar me dëshirë me Artanin, madje, ata e kishin planifikuar atë natë dhe mohoi mundësinë që ajo të trafikohej prej tij.

Arrestimi

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë dje për gazetën se, "nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Ali Gjuzi, 29 vjeç, lindur e banues ne Rrogozhinë. Ky shtetas në kodrat e Liqenit Artificial ka kryer marrëdhënie seksulale me një të mitur, vepër penale e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë". Ndërkaq, të pyetur nga gazeta "Metropol", burimet policore nga Policia e Tiranës thanë për gazetën se, tashmë mbi Gjuzin rëndon vetëm akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur, pasi vajza e ka pohuar vetë dhe e ka nënshkruar në deklaratën e dhënë policisë, që kishte shkuar me dëshirë te kodrat e Liqenit me 29-vjeçarin. Burimet e policisë thanë se, Gjuzi, tashmë ndodhet në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe dosja e tij është riparë disa herë, duke shtuar këtu edhe familjen e tij në Rrogozhinë. Nga ana tjetër, e mitura ndodhet pranë prindërve të saj, ku, sipas policisë, mbahet nën mbikëqyrje, pasi mendohet se ajo ishte e dashuruar me djalin që tashmë ndodhet në burg.

"Më pëdhunoi", "s’më përdhunoi", dy dëshmitë kontradiktore

Në denoncimin e saj, një javë më parë, thuhej se për 12 orë me radhë 14-vjeçarja ka përjetuar tmerrin e përdhunimit nga dy të rinj, fqinjë të saj. B.S., tha se u përdhunua ç’njerëzisht nga disa të rinj që e ngacmonin prej muajsh, e më pas u lëshua pa frymë, diku mes ngushticave të pallatit te "Profarma". Mirëpo policia mundi të ndalonte që atë ditë një nga emrat e dhënë prej saj. I riu pohoi se B.S. e kishte të dashur personin që ende kërkohej. Dëshmia u modifikua sërish. Tashmë, kjo çështje nuk ndiqet më nga strukturat e policisë, pasi nuk ka prova të mjaftueshm për të fajësuar personin e denoncuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›