Bie makina në greminë, vdes pasagjeri
17/05/2005 Në rrugën nacionale Vlorë-Orikum ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një qytetari. Ishte ora 10.00 e mëngjesit, kur në vendin e quajtur Fushë-Dukat ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe automjeti tip IVECO me targa VL 8782 A, të drejtuar nga shtetasi Dilaver Hasani. Me të ka qenë edhe shtetasi Dritan Zeka, 32 vjeç, nga fshati Dukat. Si pasojë e këtij devijimi, kamioni tip IVECO është përmbysur nga rruga dhe ka rënë në një arë aty afër, duke bërë disa rrotullime në humnerë, çka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të pasagjerit Dritan Zeka si dhe është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, shoferi Dilaver Hasani. Pas një ndërhyje të gjatë kirugjikale ka shpëtuar nga thonjtë e vdekjes shoferi Dilaver Hasani, por ka gjetur vdekjen pasagjeri Dritan Zeka.