Aksident, dëmtohet 8-vjeçarja
17/05/2005 Mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda, por fatmirësisht vajza ka marrë vetëm disa dëmtime nga një aksident në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë ish-parkut të Rezervave të Shtetit. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, kur automjetit tip “Benz” me targa EL 0753 B, i drejtuar nga shtetasi Arben Bala, 42 vjeç, ka përplasur vajzën 8-vjeçare, e cila ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës. Mësohet se Leona Buzani, 8 vjeçe, lindur dhe banuese në lagjen “5 Maji”, është transportuar menjëherë në spital, ku edhe ka marrë mjekimet e para. Sipas mjekëve, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, duke pasuar vetëm disa dëmtime sipërfaqësore dhe shembje. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të dhënë më shumë shpjegime për rrethanat e aksidentit.