E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunimi, arrestohet 19-vjeçari Evans

Paguan 4000 sterlina për t’ua argëtuar, por më pas përfundon në lot. Mbrojtësi i ri i Mançesterit, Xhoni Evans, 19 vjeç, u arrestua me akuzën e dhunës seksuale. Të martën një femër u ankua se ishte përdhunuar në një hotel të Mançesterit në përfundim të festimeve të Krishtlindjeve të “Djajve të kuq”. Lojtari u paraqit në Komisariatin e Aeroportit të Mançesterit pas një udhëtimi në Montekarlo dhe u trajtua nga përfaqësuesit e policisë.
19-vjeçari, i lindur në Belfast të Irlandës së Veriut, iu përgjigj pyetjeve të policisë pas akuzave të një femre 26-vjeçare, e cila pretendoi se ishte viktimë e një sulmi seksual në hotelin “Great John Street”. 35 lojtarët multi-milionerë të Mançesterit kishin rezervuar të gjithë hotelin me katër yje për festën e Krishtlindjeve (një natë është 395 sterlina), ku ishin ftuar 100 modele dhe kërcimtare, ndërkohë që festa kaloi me të pira e vallëzime provokative. “Loja vazhdoi, por më pas i dashuri i viktimës 26-vjeçare telefonoi policinë në lidhje me sulmin që ndodhi në një nga dhomat e gjumit të hotelit”, - shkruante gazeta “Manchester Evening News”. Trajneri i Mançester Junaitid, Aleks Ferguson, u tërbua kur mori vesh lajmin se Evans ishte përfshirë indirekt në skandal. Evans, i cili u lirua po dje me kusht, do të rithirret sërish për të dëshmuar.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›