E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e gjashtë

11/06/2010 Çelet sonte në Shkodër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar “Shkodra Jazz Festival”. Festivali kushtuar muzikantit të madh shkodran, violinistit Rrok Jakaj do të zgjasë dy ditë dhe shënon praninë e mirëpritur të muzikantëve të njohur të skenës botërore të muzikës jazz.

Në Shkodër do të gjenden artistë të afirmuar të skenës botërore, si një nga muzikantët më të rëndësishëm të skenës jazz spanjolle, Isaac Turienzo, por edhe nga talentet shqiptare që po afirmohen në skenën ndërkombëtare, si kitaristi e kompozitori Orges Toçe.

Jazz, por edhe kontaminime kreative të tij me flamengon do të dhurojë Jorges Pardo, apo me gipsy jazz të “The Ockus-Rockus Band”.

Një dimension i rëndësishëm i festivalit do të jetë edhe këtë vit përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilëve do t’u jepet mundësia të dialogojnë me festivalin përmes talk-show-t muzikor të organizuar në rrugën historike Kolë Idromeno.

Artistët e përfshirë në këtë projekt do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve shkodranë që po formohen në shkollën e muzikës, ku do të organizohen mësime kushtuar jazz-it.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›