Qarkullonte me kapsolla ne xhep, pranga 56-vjecarit
Peqin- Levizte me kapsolla detonatore ne xhep, arrestohet 56-vjecari i dyshuar. Pas ndalimit te nje te riu ne Cerrik dy dite me pare me nje arsenal armesh e municioni, dje uniformat blu ushtruan kontroll fizik dhe ne banese ndaj te dyshuarit Mersin Lika, banues ne fshatin Lisnaj, komuna Perparim e Peqinit. Burime policore thane se dispononin informacione operative se Lika mbante municion e lende plasese pa leje. "Gjate nje kontrolli qe i beri Patrulla e Pergjithshme e policise 56-vjecarit, i gjeti ne xhepin e xhaketes se tij 10 cope kapsolla detonatore, te cilat i mbante pa leje", thane burime zyrtare per kete rast. Pas marrjes ne pyetje dhe hetimit paraprak, dosja i kaloi prokurorise per "mbajtje pa leje te lendeve plasese", kurse kapsollat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Diten e merkure, posta e policise Cerrik, ndaloi nje 35 vjecar nga Beleshi, te cilit iu gjeten 2 automatike dhe nje arsenal me municion, me 2500 fisheke qe mbaheshin pa leje.