E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i 50-vjecarit ne kanal, nisin hetimet

Sarande- Trupi i pajete i nje 50-vjecari u gjet mengjesin e djeshem nga kalimtaret ne nje kanal ne qytetin e Sarandes. Policia vendore nisi hetimet dhe beri te mundur identifikimin brenda nje kohe te shkurter te viktimes. Burime zyrtare thane se i ndjeri eshte Gafur Shehu, 50-vjec, banues ne Sarande. Trupi eshte derguar menjehere ne Morgun e spitalit per te kryer keqyrje dhe autopsi nga ekspertet e mjeko-ligjorit. Grupi hetimor ka konstatuar se ne trupin e viktimes nuk ka pasur shenja te dhunes fizike, apo te behej fjale per ndonje vrasje. Dyshohet se vdekja mund te jete natyrale pas ndonje infarkti te mundshem, por edhe nje konsumim i tepruar i alkoolit dhe me pas renia ne kanal dhe humbja e jetes. Gjithsesi burime nga grupi hetimor thane se po vijojne hetimet deri ne daljen e analizave laboratorike per shkakun e vdekjes se Shehut. Gjithashtu jane marre ne pyetje te aferm e familjare te te ndjerit, te cilet jane shprehur se nuk kishin dijeni per ndonje konflikt, problem shendetesor apo rrethana te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›