Përdhunon nusen e kushëririt, përfundon në pranga agresori
ELBASAN - Një 42-vjeçar nga Elbasani ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka përdhunuar gruan e kushëririt të tij. Burime nga policia lokale bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, në fshatin Pobrat të Komunës së Gjinarit.
Mësohet se Pëllumb Ahmeti ka shkuar në banesën e të afërmit të tij, i cili ka emigruar prej vitesh në Greqi. Në shtëpi ndodhej vetëm nusja e këtij të fundit, e cila ka hapur derën, pasi ka dëgjuar trokitje. Sipas policisë lokale, 42-vjeçari është futur brenda në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 29-vjeçaren M.A..
E tronditur, viktima ka denoncuar në polici autorin e krimit. Sipas hetuesve të çështjes, M.A. i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për të mundësuar dokumentimin e ngjarjes. Pas marrjes së dëshmisë dhe kryerjen e akt-ekspertimit, uniformat blu kanë arrestuar autorin e ngjarjes.
Materialet në ngarkim të Pëllumb Ahmetit, i cili akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë", i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Elbasanit. Pritet që Gjykata e Shkallës së parë e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë ndaj tij.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)