Korçë, familja nuk i donte të dashurin, vetëvaret 15-vjeçarja
KORÇË -Një lidhje dashurie e refuzuar nga prindërit ka çuar në vetëvrasje një 15-vjeçare nga Korça. Disa orë pas debateve të ashpra në familje, Kristina Jonuzi i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë afër banesës së saj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen nr.6 të qytetit juglindor. Pas marrjes së dëshmive nga familjarët dhe shoqet e viktimës, ka rezultuar se minorenia ishte përfshirë në një lidhje sentimentale me një fqinjin e saj. Sipas hetuesve të çështjes, 15-vjeçarja ka marrë vendimin fatal në një moment depresioni të thellë nervor.
NGJARJA
Sipas policisë lokale, prej disa kohësh, Kristina Jonuzi dashuronte një djalë që banonte në lagjen e saj. Sapo prindërit kanë mësuar se vajza e tyre ishte dashuruar me fqinjin i kanë kërkuar asaj që të hiqte dorë, duke ia bërë të qartë se ata nuk ishin dakord. Rreth orës 09:30, prindërit e 15-vjeçares, por edhe të afërm të tjerë, kanë ngulmuar që ajo duhej t'i jepte fund lidhjes me djalin që donte. Mësohet se vajza pas debatit u kishte premtuar atyre mbylljen e historisë së dashurisë, dhe më pas gjithçka e kishte kaluar në heshtje. Pas ngjarjes tragjike, familjarët kanë deklaruar në polici, se para se t'i jepte fund jetës, minorenia kishte bërë edhe disa punë shtëpie. Ndonëse ishte e mbyllur në vetvete, ajo nuk kishte shfaqur shenja të dukshme të depresionit. Ndërsa, prindërit kanë menduar se vajza e kishte harruar debatin, janë larguar nga banesa dhe kanë shkuar për vizitë tek disa të afërm të tyre. Rreth orës 17:00, prindërit janë kthyer në shtëpi. Ata janë shqetësuar kur kanë parë se vajza nuk ndodhej aty. Teksa kanë kërkuar nëpër dhoma dhe nuk e kanë gjetur, familjarët kanë kërkuar rrotull shtëpisë. Pikërisht pas banesës, pjesëtarë të familjes Jonuzi kanë shtangur nga tmerri kur kanë parë Kristinën të varur në pemë. Të shokuar, familjarët e kanë dërguar 15-vjeçaren në Spitalin Rajonal të Korçës, por mjekët kanë deklaruar se ajo kishte ndërruar jetë.
HETIMI
Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në banesën e familjes Jonuzi dhe ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë marrjes në pyetje, familjarët kanë pranuar faktin se kanë debatuar me vajzën për një lidhje dashurie, por ata kanë deklaruar se nuk u shkonte kurrë në mendje se 15-vjeçarja të arrinte deri në vetëvrasje. Edhe shokë, shoqe, fqinjë dhe të afërm të tjerë të viktimës janë shprehur se kanë mbetur të befasuar kur kanë mësuar ngjarjen tragjike. Ata kanë pohuar në polici, se Kristina ishte një vajzë e qetë dhe pa probleme.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)