E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunuesi i të miturës: E dua për nuse

Policia arreston Paris Sulën, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ai pranon krimin

TIRANË- Përdhunon të miturën, arrestohet nga policia 18-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Kavajë, kur Paris Sula ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 14-vjeçare. Kjo e fundit, bashkë me prindërit është paraqitur në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës ku dhe ka denoncuar adoleshentin. Burime nga policia thanë se menjëherë pas denoncimit, efektivat blu janë vënë në lëvizje për të kapur autorin. Paris Sula u arrestua ditën e djeshme nënakuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur nga mosha 14-18 vjeç”. Mësohet se Sula prej disa ditësh ngacmonte 14-vjeçaren të cilën e kishte në një lagje. Pasi është kundërshtuar nga e mitura, adoleshenti ka ndërruar sjellje. Sipas 14-vjeçares, ai ka përdorur kërcënimet e vazhdueshme. “Ai më kërcënoi se do të më vriste mua dhe familjen, nëse nuk shkoja pas tij”- mësohet të ketë thënë në polici vajza. Burime nga policia thanë se duke përdorur dhunën fizike e psikologjike, djali ka mundur ta çojë të miturën në banesën e hallës së tij, ku dheka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pas ka shpëtuar nga Sula, vajza ka mbërritur në banesën e saj dhe u ka treguar prindërve gjithçka që i kishte ndodhur. Menjëherë, prindërit kanë marrë vajzën dhe i janë drejtuar komisariatit ku denoncuan 18-vjeçarin. Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore ku rezultoi se e mitura ishte përdhunuar, policia arrestoi 18-vjeçarin Sula. Në deklaratën e tij, djali ka pohuar faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke shtuar se donte të martohej me të pasi e donte. Por kjo deklaratë duket se nuk e ka shpëtuar 18-vjeçarin nga prangat, pasi policia i ka komunikuar atij masën e arrestit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur nga mosha 14-18 vjeç”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›