Banda,Kondakçi: Nuk jam e arrestuar
Tiranë-Liljana Kondakçi ka reaguar për një televizion privat në Tiranë, direkt pas lajmit të mediave italiane se “për këngëtaren shqiptare është prerë një fletë-arrest pasi është e implikuar në një bandë italo-shqiptare droge”. Kondakçi ka deklaruar se “unë gjendem në Tiranë dhe nuk jam e ndaluar për drogë”. Më tej ka shtuar se “nuk kam probleme me drejtësinë italiane”. Por ndryshe raportojnë mediat e huaja dhe konkretisht agjencia e lajmeve italiane “Opera-Oggi”, në web-in e saj www.opera-oggi.it në shkrimin me titull “Droga: Liljana, ylli i muzikës lirike, një korriere”. Po kështu lajmi se “një bandë droge italo- shqiptare me 24 persona u kap sot”, u dha edhe nga Angjecia shtetërore e lajmeve italaiane “ANSA” si dhe nga gazeta prestigjoze “La Reppubblica”.
“51-vjeçe dhe me zë të mrekullueshëm”. Kështu e cilëson media italiane këngëtaren Liljana Kondakçi, pjesë e bandës italo-shqiptare, të goditur mëngjesin e sotëm në Kalabri, në kuadër të një operacioni të koduar “Skoder”.
Sipas mediave italiane, që i referohen policisë dhe orperacionit më të fundit të Guardia di Finanzia, këngëtarja njihej me emrin “la mamma”, dhe vlerësohet si një star në Shqipëri.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm për atë, ashtu si për 23 persona të tjerë, është lëshuar një urdhër arresti. Akuza është për pjesëmarrje në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës.
“Këngëtarja e muzikës së lehtë mes më të njohurave në vendin e saj, ka gëzuar për shumë kohë mirënjohjen e shumë fanëve. Por në majin e shkuar, ajo u bllokua në stacionin e Sibari në Cassano Ionio. Vinte nga Shqipëria përmes Barit dhe kishte me vete 3.3 kg heroinë. Në Shqipëria falë popullaritet të saj i kishte shpëtuar kontrollit, por u zbulua në Itali nga Guardia di Finanzia”- citojnë sot mediat italiane.
Policia italiane arrestoi 24 persona, mes tyre 9 shqiptarë dhe shoqëroi shumë të tjerë, të akuzuar si pjesë e një bande që merrej me trafikun e drogës. Banda bashkëpunonte me organizatën mafioze "Ndrangheta”.
Hetimet e para kanë treguar se këta persona sillnin lëndët narkotike ngë Shqipëria dhe i shpërndanin më pas në zona të ndryshme të Italisë.
Sipas shtypit italian, që i referohet të dhënave të policisë, pjesë e kësaj bande janë edhe shqiptare dhe rrumunë. Zbulimi i grupit është bërë pas një operacioni të koduar “Skoder”, në bashkëpunim me policitë e Cosenza, Vibo Valentia, Napoli, Roma, Perugia e Firenze.
Organizata udhëhiqej nga Saverio Magliari, 54-vjeç, që konsiderohet si kapoja i klanit Altomonte.