“Përdori gjuhë fyese”, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për masë disiplinore ndaj Ballës

Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e demokratëve për masë disiplinore ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkuar përjashtimin me 30 ditë nga aktivitetet parlamentare të Ballës, me argumentin se ka përdorur fjalën “zagar” kundrejt tyre në seancën plenare të 11 dhjetorit.
Kjo seancë u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me projektvendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi në seancën e kaluar se “Njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës. Asnjë s’ka sqaruar përse kjo ccështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova tallje, njëri fliste për lepuj. Po hytë te lepujt flisni dhe për zagarët. Në pritë lepurin e nxjerr zagari”, tha Balla.
/rtsh.al/