E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vijojmë kudo”, Rama publikon pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Në të gjithë vendin vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, në kuadër të një nisme që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet të tjera nga aksioni teksa shkruan “vijojmë kudo”.

Siç shihet nga pamjet mjetet e IKMT dhe punonjësit kanë shembur ndërtesa, apo edhe mure të ngritura pa leje në hapësira publike.

Aksioni i nisur prej muajit korrik synon rikthimin e ligjshmërisë në territor dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve, përmes çlirimit të hapësirave të uzurpuara pa leje ndërtimi.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë raportuar 16 829 raste nga qytetarët përmes portalit të dedikuar “Hapësira ime publike, nga të cilat 12 873 janë zgjidhur, ndërsa 3 956 raste janë ende në proces shqyrtimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›