Peres-Topi: Vlerësim për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Izraelit
Autori i Lajmit: Red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Izrael, u prit në një takim të veçantë nga presidenti Shimon Peres, i cili vlerësoi se lidhjet midis dy vendeve janë të vjetra e të konsoliduara, duke bërë që edhe marrëdhëniet bilaterale të jenë shumë të mira. Presidenti Topi ndodhet në Izrael, i ftuar për të marrë pjesë në festimet e 60-vjetorit të krijimit të shtetit izraelit. Gjatë takimit, presidenti Peres vlerësoi së tepërmi kontributin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit në mbrojtjen e jetës së hebrenjve dhe qëndrimin e saj të vendosur kundër antisemitizmit. Kreu i Shtetit të Izraelit theksoi se kujtesa historike e vendit dhe e popullit të tij do ta mbajë të ngulitur përgjithmonë ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga populli shqiptar gjatë Holokaustit. Peres e informoi homologun e tij shqiptar mbi situatën në vend dhe zhvillimet më të fundit në procesin e paqes, duke theksuar se Izraeli vlerëson edhe mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë në kuadër të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe rolin e saj moderues e aktiv në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan e më gjerë. Nga ana e tij, Topi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira bilaterale mes dy vendeve dhe shprehu nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, duke vënë në dukje klimën e favorshme që ekziston në Shqipëri për tërheqjen e investitorëve të huaj në fusha të rëndësishme si bujqësia, energjetika, akuakultura, turizmi, etj. Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e vizave mes dy vendeve tona, duke theksuar se kjo do të shërbejë për lëvizjen e lirë të njerëzve, shkëmbimin e mallrave, rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos në atë ekonomik, tregtar dhe turistik.
Presidenti Topi u ndal edhe në situatën në rajonin tonë, ku vuri në dukje se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, rajoni i Ballkanit ka fituar tashmë një paqe dhe qëndrueshmëri afatgjatë, duke u projektuar i tëri drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008