Takimi , Shqipëria, mbështetje formimit të shtetit të Kosovës
Autori i Lajmit: Red.
Shqipëria do të mbështesë Kosovën në proceset që ajo ka nisur për t u bërë një shtet funksional. Premtimi është bërë nga ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë me një delegacion të qeverisë kosovare, të përbërë nga ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagoilar dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku. “Përmes porteve të Shqipërisë, Kosova do t i afrohet Bashkimit Evropian, ndërsa përfundimi i aksit rrugor Durrës-Morinë, do t u shërbejë pikërisht interesave të integrimit rajonal dhe rritjes së shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes vendeve tona”, - tha ministri Basha. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se interesat e përbashkëta në shumë fusha, kërkojnë angazhim dypalësh dhe në të ardhmen. Duke u ndalur në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të dy palët ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të zgjerohen më tej, duke e institucionalizuar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha nivelet. Po dje, përfaqësuesit e qeverisë kosovare zhvilluan një takim edhe me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Kreu i Financave u shpreh se qeveria shqiptare është e angazhuar që të krijojë maksimumin e lehtësirave të nevojshme në raport me qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregtare dhe lehtësira të tjera me Kosovën, ndërkohë që është i vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë e mëdha me të cilat do të përballen administrata fiskale dhe tatimore e Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008