Perez do Fabregasin, Raul mendon largimin
Real Madrid
Florentino Perez po mendon edhe për çesk Fabregas për Real Madridin e tij të ri. 250 milionët e shpenzuar vitin e kaluar për t’u eliminuar në 8-shen e Champions nuk duket se e kanë ftohur pasionin e tij, apo të kenë ngrirë portofolin e tij. Përveç zërave për ardhjen e një sulmuesi të nivelit të lartë (Aguero ose Runi), ose të një fantazisti (Riberi), nga Spanja vijnë zëra për mesfushorin e Arsenalit. Sipas “Marça”, për 50 milionë kjo blerje arrihet pas shumë diskutime. Ndërkohë që duket se i destinuar për të lënë Realin është kapiteni dhe simboli, Raul Gonzales Blanko. Ai mund të shkojë në kampionatin amerikan (Nju Jork Red Bulls)
#