Valencia-Atletiko, kemi një derbi spanjoll!
Kushedi se çfarë duhet të kenë menduar Juventinët, pasi kanë parë se skuadra e parë që u tërhoq dhe në shortin e Europa League në Nion të Zvicrës ishte pikërisht Fulhemi, skuadra, e cila për shumë kohë do të shqetësojë gjumin e popullit bardhezi. Më shumë mundësi mendimi ishte “Do të duhej të ishim ne”, ndërsa, për fat të keq, skuadra italiane në garë nuk ka më asnjë. Formacioni i Hodgson do të mikpresë në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, kampionin e Gjermanisë, Volfsburgun. Të kualifikuar pas prishjes së kufjes së gjyqtarit, pas një momenti të vështirë, djemtë e Lorenz-Gynther Këstner duket se e kanë rigjetur veten. Hamburgu, i cili ushqen ëndrrën e një finaleje para publikut të tij, më parë do të duhet të kalojë Standard Liezhin. Në rast së si Volfsburg dhe Hamburg do të kalonin turin, do të duhet të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinale. Do të ishte viti i dytë radhazi me një gjysmëfinale e gjitha gjermane: vitin e kaluar u ndeshën Hamburgu dhe Verder Bremen. Fitoi skuadra e fundit, e cila u mund më pas në finale nga Shaktar. Por ndeshja më spektakolare është pa dyshim, ajo që do të shikojë njërën kundër tjetrës Valencian e David Viljës dhe Atletiko Madrid të Agrueros. Spektakli është i garantuar edhe në sfidën e Benfika e Liverpul. Ndeshjet e para të turit çerekfinal do të luhen të enjten më 1 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 prill. Dy ndeshjet vajtje-ardhje të turit gjysmëfinal do të luhen të enjten e 22 prillit dhe të enjten e 29 prillit. Ndërkohë që finalja e kompeticionit do të zhvillohet të mërkurën më 12 maj në “Hamburg Arena” në orën 20:45.
#