E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një natë skoceze në Tiranë

Lasgush Poradeci dhuroi në shqip vargjet e tij. Dritëro Agolli na e fali këtë kënaqësi gjithashtu. Kur poeti i Skocisë ndërroi jetë, më 21 korrik të vitit 1976, më shumë se 10000 persona morën pjesë në funeral. Një shifër krahasimisht e vogël nëse do të merret parasysh popullariteti që autori arriti të ketë në Skoci e më gjerë, edhe pse jetoi pak, shumë pak. Për të lënë mënjanë vdekjen dhe për të adhuruar jetën, çdo vit, Burns përkujtohet në përvjetorin e tij të lindjes, 25 janar 1759 me të ashtuquajturat "Burns suppers", "Darkat e Burns". Recitime, këngë e diskutime, kujtojnë çdo vit poetin që ndihmoi të vendoste në vend identitetin e një vendi. Edhe në Tiranë është menduar të kujtohet njësoj ditëlindja e poetit të Skocisë. Me rastin e 250-vjetorit të lindjes, organizohet e njëjta darkë me Burns ditën e shtunë, në 24 janar. Lexime të poezisë së tij, gërshetuar me vallëzim tipik skocez e sigurisht shoqëruar edhe me pijen tipike të vendit, uiskin skocez. Me të pranishëm nga ambasada britanike e amerikane në Tiranë e të tjerë të ftuar e dashamirës së poetit, do të mblidhen së bashku për të festuar ditën kur poeti erdhi në jetë. Robert Burns lindi në Alloway, Ayrshire, Skoci, nga një familje fshatarësh. Ishte i pari i shtatë fëmijëve. Pavarësisht vështirësive, i ati arriti të paguante një mësues sipas të cilit, i riu "mësonte shumë shpejt edhe pse ishte më i ngadaltë në të shkruar". Burns në moshën 15-vjeçare ishte punëtori kryesor i fermës. Kjo punë nuk i pëlqente e për këtë arsye e shkruara u kthye për të një lloj shfryrjeje dhe arratie nga "rrethanat" në të cilat ndodhej. Pikërisht në këtë moshë shkroi poezinë e tij të parë "My Handsome Nell". Poezia më shumë se gjithçka është një treguese e mirëfilltë e vargjeve ritmike të poetit të ri. Me vdekjen e babait, Robert shfaqi haptazi se ishte më shumë i interesuar ndaj poezisë sesa të drejtonte fermën së bashku me të vëllain. Në prillin e vitit publikohet përmbledhja e parë me poezi "Poems - Chiefly in the Scottish Dialect". Poezitë përshkruheshin prej temave satirike e të dashurisë. "Poems" pati mjaft sukses dhe tërhoqën vëmendjen e aristokratëve të kohës. Fama e tij filloi të rritej gjithnjë e më shumë. Pak më vonë, e përditshmja "Edinburgh Magazine" i kushton një artikull. Kjo ishte edhe arsyeja që në vitin 1787 poeti vizitoi për herë të parë Edimburgun me qëllimin për të përgatitur një edicion të ri të përmbledhjes "Poems". Filloi të krijonte kontakte me letrarët e kohës mes të cilëve edhe me Henry Mackenzie, i cili e cilësoi si "heaven taught ploughman", (fshatar i mësuar nga qielli). Burns me poemat e me gjuhën vitale e pasiononte poetike ka influencuar te mjaft artistë të tjerë. Vitet e fundit të jetës ai ia kushtoi kompozimit të veprave madhore si "My love is like a red, red rose". Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje kardiake në moshën 37-vjeçare, të njëjtën ditë kur erdhi në jetë fëmija e tij i fundit, Maxwell. Robert Burns ishte njeriu me një dhunti të habitshme natyrale, që jetonte në një kohë aktualisht të tmerrshme. Poezia e tij u krijua prej një gjeniu dhe ishte përherë e lidhur me shpirtin e vendit të tij. Robert Burns e përshkruante kështu çastin sublim të krijimit të poezisë: e konsideroj si një ndjenjë, që korrespondon me idenë time dhe shprehjen muzikore; pastaj zgjedh temën; që fillon me një rresht; kur ajo të kompozohet, dhe kjo është në përgjithësi pjesa më e vështirë e kësaj pune, dal të shëtis, ulem tani dhe pastaj shikoj objektet në natyrë dhe rreth meje që janë bashkime apo në harmoni me përsiatjet e punës dhe fantazisë sime, të kraharorit tim; që zukatin tani dhe pastaj me ajrin e vargjeve që kam shkruar. Arritjet e mëdha të Burns, si poet, janë të njohura jo vetëm për kulturën kombëtare britanike. Ato janë të njohura edhe në vende të tjera të botës. Kjo është arsyeja se pse "Nata" e Burns-it festohet ende rreth e rreth botës për të admiruar zemrën dhe humanizmin e madh të poetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›